FAQJA E PARE KRYESOREKombëtarja U15 grumbullohet për ndeshjet e 'FIFA World Cup & Festival', pjesë...

Kombëtarja U15 grumbullohet për ndeshjet e ‘FIFA World Cup & Festival’, pjesë e saj edhe shkodrani Besardo Ndoj

Kombëtarja U-15 do të drejtohet nga trajneri Armand Dama në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që do të zhvillohet në Azerbajxhan, duke nisur më 24 tetor. Tekniku kueqzi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar.

Në këtë turne ndërkombëtar, Shqipëria U-15 do të përballet me Ishujt Turks dhe Kaikos, Mauritaninë, Ruandën, Vanuatun dhe Bregun e Fildishtë, në pesë ndeshje të programuara nga 24 deri më 26 tetor.

Lista e trajnerit Dama përbëhet nga 14 futbollistë, të ndarë në katër reparte. Ky aktivitet do t’u japë lojtarëve të rinj kuqezi mundësinë të fitojnë eksperiencë ndërkombëtare dhe të përballen me ekipe nga vende dhe kontinente të ndryshme. Pjesë e kombëtares siç e shikoni është edhe portieri shkodran Besardo Ndoj.

LISTA E KOMBËTARES U15

Portierë:
Valerio Alijaj, Besardo Ndoji

Mbrojtës:
Elez Elqeni, Denjan Avdylaj, Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Elio Mera

Mesfushorë:
Matias Mehmeti, Lionel Cjapi, Gean Ramadani, Kledi Dida

Sulmues:
Aleksanderos Shofiti, Santiago Perkola, Dejvis Mesiti

Trajner:
Armand Dama

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U-15:

Shqipëri – Ishujt Turks dhe Kaikos, 24 tetor, ora 12:45

Shqipëri – Mauritani, 25 tetor, ora 11:30

Shqipëri – Ruandë, 25 tetor, ora 18:15

Vanuatu – Shqipëri, 26 tetor, ora 10:15

Bregu i Fildishtë – Shqipëri, 26 tetor, ora 17:00

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments