FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELorenc Jemini: Mendimi im për rastin e ndeshjes Egnatia- Vllaznia? Nuk është...

Lorenc Jemini: Mendimi im për rastin e ndeshjes Egnatia- Vllaznia? Nuk është penallti

Vllaznia u mund 1-3 në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias, luajtur pasditen e së dielës në stadiumin e Rrogozhinës. Një ndeshje e cila nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për shkodranët që u ndëshkuan me 11-metërsh që në minutën e 5-të pas një ndërhyrje të rrezikshme të Gurishtës ndaj një lojtari vendas.

Futbollistët e Vllaznisë protestuan me idenë se nuk ka patur fare kontakt, por arbitri Ferataj dhe më pas edhe sistemi VAR ishin të mendimit se kishte kontakt dhe si rrjedhojë u akordua 11- metërshi.

Ky rast ka qenë edhe temë diskutimi në emisionin “Procesi Sportiv” ku specialisti i gjykimit Lorenc Jemini ka dhënë mendimin e tij duke qenë i bindur se duhej dhënë vendim tjetër.

“E kam parë disa herë, një herë më duket se ka një kontakt minimal, një herë tjetër që nuk ka fare kontakt. Unë dua t’i besoj arbitrit ngaqë është shumë afër, por gjithsesi mendoj se është vendim i gabuar. Edhe nëse ndërhyrja e Gurishtës konsiderohet lojë e rrezikshme porr pa kontakt, nuk është penallti. Jepet faull në zonë me dy takime. E përsëris, për mendimin tim nuk është penallti sepse nuk ka kontakt”- është shprehur Jemini.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments