Ditën e nesërme, Vllaznia do të ndeshet me Flamurtarin për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Në prag të ndeshjes me vlonjatët, në një prononcim për mediat në konferencën e zakonshme për shtyp, ka dalë mbrojtësi i Vllaznisë, Esin Hakaj

Përpara mediave, Hakaj, u shpreh se ndeshja me Flamurtarin nuk është e lehtë, edhe pse skuadra vlonjate ndodhet në Kategorinë e Dytë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, lamë pikë që nuk duhet ta bënim. Shpresoj të vazhdojmë rrugën përpara për të dalë te fitorja. Çdo ndeshje është analizuar, shpresojmë mos të lëmë më pikë. Me lojën që kemi bërë, nuk duhet të na ndodhë më.

Në letër ndeshja ndaj Flamurtarit duket e lehtë, por nuk është ashtu. Flamurtari ka lojtarë të mirë, ndeshjen do e vlerësojmë shumë dhe duam fitoren për të kaluar më tej.

Kemi lojtarë që i zëvendësojnë lojtarët titullarë dhe do të bëjmë mirë. Shpresoj të kthehemi te fitorja nesër, sepse kemi bërë shumë barazime rradhazi”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Vllaznisë, Esin Hakaj.
Maringlen Zhivani