Sukseset e sportistëve shkodranë dhe ajo çka është më interesantja, ato tashmë janë të shpërndarë në të katër anët e botës.

Siç kemi bërë të ditur edhe më përpara në divizionin e parë të Hong Kongut luan edhe sulmuesi shkodran Ndue Mujeci. i cili që sot është matematikisht kampion i divizionit të parë të këtij vendi, ndonëse duhen luajtur edhe dy ndeshje deri në fund.

Ai ka qenë përcaktues në shumë prej ndeshjeve të kësaj skuadre me golat që ka shënuar dhe padyshim që vlerësohet maksimalisht nga drejtuesit e këtij klubi.

Mujeci ka shënuar 28 gola deri më tani ndërkohë që janë edhe dy ndeshje të tjera për të luajtur deri në fund çka do të thotë se numri mund të rritet edhe më tepër. Fakti që ka shënuar gati 1/3 e golave të Happy Valley tregon më së miri për paraqitjen e shkëlqyer të shkodranit.

Kontrata e Mujecit me Happy Valley mbaron në fund të këtij muaji por tashmë që skuadra është ngjitur në Superligë, drejtuesit e klubit kanë ndër mend t’i ofrojnë rinovim, padyshim me shifra shumë më të larta sepse tashmë ia dinë vlerat atij.
© shkodrasport.com