Vllaznia ka zgjedhur ta zhvilloje seancen e fundit stervitore ne pragndeshjen me Flamurtarin pikerisht ne Vlore. Kuqeblute kane lene qytetin e tyre qe ne oret e para te mengjesit nderkohe qe pasdreke kane zbritur ne fushen e stervitjes.

Nga sa ka bere te ditur vete klubi shkodran, kjo seance e fundit eshte zhvilluar ne fushen e kompleksit sportiv “Laberia”, pikerisht aty ku kane luajtur ndeshjen e turit te pare te kupes ndaj skuadres me te njejtin emer.

Mesohet se me ekipin nuk kane udhetuar te gjithe futbollistet, megjithate kjo nuk do te thote se objektivi i Vllaznise ka ndryshuar: Ajo do te synoje vetem fitoren ne perballjen e neserme me Flamurtarin.

Kjo eshte sfida e pare e turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise, ndersa ajo e kthimit do te luhet pas dy javesh ne “Loro Boriçi” dhe padyshim qe Vllaznia e sheh veten ne gjysmefinale, megjithate kjo nuk do te thote se do ta neglizhjoje Flamurtarin./SHKODRA-SPORT.COM/