Perballja e neserme ne mes Bylisit dhe Vllaznise, eshte edhe nje sfide jo vetem ne mes dy ekipeve por edhe dy trajnereve. Si Veljko Dovedan i ballshioteve ashtu edhe Mirsad Jonuz, vijne nga e njejta shkolle futbolli, ajo e ish- Jugosllavise.
Kuptohet qe dy trajneret mund te kene edhe gjera te perbashketa ne menyren e te sterviturit apo dhe skemat e lojes dhe kete gje e ka pranuar edhe tekniku i Vllaznise Jonuz i cili ne prononcimin e tij per mediat diten e sotme eshte shprehur:
“E kam parë Bylisin, kemi marrë informacion për ta dhe kemi bërë analizë për ta. Është skuadër e mirë e cila po ashtu ka nje trajner i cili edhe ai vjen nga ish- Jugosllavia. Eshte nje trajner i mire dhe po ashtu luan me te njejtin sistem siç kam deshire te aplikoj edhe une tek Vllaznia”.
Kjo do te thote se ndeshja e neserme pritet te dhuroje shume gola ngaqe te dy ekipet do te luajne ne sulm, megjithate Dovedan dhe Jonuz do te studiojne edhe njeri- tjetrin. Me siguri qe ka per te qene nje perballje interesante ne mes ketyre dy ekipeve te cilet siç dihet diskutuan edhe finalen e kategorise se pare sezonin e kaluar, ndeshje qe u fitua nga Bylis 3-1.
Por tashme gjerat kane ndryshuar. Ne krye te Vllaznia ka ardhur nje trajner i ri dhe po ashtu edhe shume lojtare te rinj. Ata do te tentojne te sfidojne ballshiotet e Dovedan brenda ne fushen e tyre. Se sa do ia arrijne, kjo mbetet per t’u pare.
www.shkodrasport.com