Per ndeshjen e neserme ndaj Bylisit, ne formacionin e Vllaznise e sigurte eshte se do te kete nje mungese. Behet fjale per mbrojtesin maqedonas Filip Gligorov i cili u demtua ne kavilje ne ndeshjen e kaluar ndaj Laçit dhe nuk ka arritur dot te rikuperohet.

Gjate ketyre tre diteve ai ka bere fizioterapi nen kujdesin e Ilirjan Haxhajes por nuk ia ka dale dot te rikuperohet dhe per rrjedhoje, nuk ka udhetuar me ekipin per sfiden ndaj ballshioteve.

Po kush do te luaje ne vendin e tij? Stafi teknik duket se ka nje dileme ne kete drejtim. Njera ide eshte qe ne rolin e mbrojtesit te majte te aktivizohet Samet Ruqi, qe ka luajtur edhe me pare ne ate pozicion.

Nje opsion tjeter eshte qe Gurishta te spostohet ne te majte dhe ne te djathte te luaje 19 vjeçari Elmir Lekaj, per te cilin pati disa minuta aktivizim edhe ne sfiden e kaluar ndaj kurbinasve.

Lekaj tek ekipi U19 ka luajtur pikerisht si mbrojtes krahu dhe mund ta beje mjaft mire kete gje, por me shume te ngjare, trajneret do t’i besojne pervojes me te madhe qe ka Ruqi.

Gjithsesi, Jonuz ka treguar se mund te surprizoje dhe kjo mund te mos beje perjashtim as per formacionin e neserm. E rendesishme eshte qe Vllaznia te zgjedhe lojtaret e duhur me te cilet te synoje marrjen e nje rezultati pozitiv ne kete sfide shume te rendesishme.
www.shkodrasport.com