Bylisi duket se do ta nisë nga moshat formatimin që nga U-9 e deri te U-19. Aktualisht janë në garë skuadrat e Bylisit, U-15 dhe U-17 si dhe U-19.

Madje këta të fundit janë duke luftuar për t’u ngjitur në Superiore pasi kanë bërë diferencën në grupin e vet. Në Ballsh këtë viti spikatën sidomos Marçelino Preka që nga U-17 shkoi te U-19 e deri te U-21. Apo dhe beratasi Flamur Ruçi, 18-vjeçari që u bë pjesë e skuadrës U-20 kuqezi pas eksperiencës te U-19 apo më parë dhe te U-17.

Në Ballsh pritet që të ketë lëvizje te tek skuadrat e akademisë ku pritet që të shtohet edhe numrini fëmijëve në çdo grupmoshë. Jo vetëm kaq por synimi i drejtuesve është që të nxjerin sa më shumë lojtarë të talentuar dhe më pas t’i shesin.

Ndërkohë që Bylisi shpreson që të mbushë arkën nga lojtarë si: Janku, Stojanoviç, Loran, Antoni, Hadroji apo Ujka e ndonjë tjetër pasi janë të rinj dhe me persoektivë.

Kujtojmë që nën mbikqyrjen e Portos është edhe Marçelinon Preka që ka qenë edhe verën e shkuar në Portugali dhe drejtuesit e skuadrës luzitane e kanë mbikqyrur shkodranin edhe gjatë periudhës në Superiore ku ai është aktivizuar në 10 ndeshje kupendhe kampiinati edhe pse vetëm 17-vjeçar.

Shkodrani shtatlartë është një aset për Bylisin e madje shihet edhe si një e ardhme e futbollit shqiptar.