Bylisi është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e radhës me skuadrën e Kukësit, në një duel mjaft interesant të skuadrës mallakastriote që ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e renditjes. Bylisi duket se është me një këmbë në Kategorinë e Parë pasi nuk arritën që të mernin qoftë edhe një pikë me Vllazninë në duelin e shtëpisë.
Ballahiotët janë me grup të plotë me Kukësin, ndërsa duket se Dovedan pritet që të mos bëj shumë lëvizje me Kukësin në një ndeshje ku ballshiotët shkojnë për të luajtur futboll sepse tashmë mbijetesa nuk varet vetëm prej tyre. Por në një sezon ku Bylisi e nisi me ambicie dhe me shumë lëvizje lojtarësh, ajo që ka rënë në sy janë ndeshjet e shtëpisë aty ku mallakastriotët kanë ceduar, ndryshe nga një vit më parë.
Sidomos me barazimin ndaj Kastriotit dhe disfatën me Skënderbeun apo dhe ato me Laçin. Këto pikë duke se po i kushtojnë shumë skuadrës së Bylisit në këto javët e fundit dhe që skuadra nuk arriti të sigurojë mbijetesën ashtu si një vit më parë kur Bylisi në Ballsh nuk kursente duke mundur as Tiranë, Partizan, Skënderbeu apo Laçin e Kukësin.
Parë në këtë këndvështrim, në bilancin e mallakastriotëve bie në sy mungesa e pikëve të shtëpisë që kushtojnë shumë me rivalët, sidomos me Kastriotin e Skënderbeun. Në tri sfida që janë luajtur me krutanët deri kë tani, Bylisi ka katër pikë, fitore dhe barazim në Ballsh dhe humbje në Kamzë. Ndërkohë që akoma më keq me korçarët që kanë marë nëntë pikë me ballshiotët, ku skuadra e Dovedan ka vetëm një fitore nga katër betejat e luajtura.