Prej pak ditësh ka nisur punë tek Vllaznisë i përzgjedhur nga ana e presidentit të ri Alban Xhaferi për të mbajtur rolin e drejtorit teknik të ekipit të basketbollit meshkujve.

Altin Halili, ish- basketbollisti i shquar i këtij ekipi në vitet ’90, protagonist në disa trofe të fituara prej tij, tashmë vjen me një mision tjetër: Nxjerrjen e ekipit nga kriza aktuale ku ndodhet.

Kështu ka deklaruar në një prononcim për mediat sonte kur i pyetur në lidhje me objektivat që do kenë ata si drejtues, është shprehur: “Kemi ardhur për një projekt afatgjatë tek Vllaznia por për momentin nuk mund të flasim për gjëra të tilla.

Prioriteti i momentit është nxjerrja e ekipit nga kriza aktuale ku ndodhet. Pa u realizuar kjo gjë, nuk mund të flasim për projekte të reja.

Mendoj se bashkë me presidentin kemi bërë zgjedhjet e duhura si për trajneri ashtu edhe për tre basketbollistët amerikanë që kemi marrë.

Ata do të jenë në fushë që javën tjetër dhe për fat të mirë këtë javë kampionati ndërpritet për shkak të ndeshjes së kombëtares, çka do t’i ndihmojë ata të ingranohen me pjesën tjetër të ekipit. Jemi të vendosur për të bërë gjëra të mira për Vllazninë”.
© shkodrasport.com