Bylisi tregon dhëmbët edhe nga skuadrave më të forta, atyre që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar në vitet e fundit. Pasi i dha një leksion futbolli Skënderbeut, skuadra ballshiote mundi sot me përmbysje me një ndeshje të hapur Kukësin pretendent, duke shfaqur vlera e vërtetuar se këtë sezon nuk ka ardhur thjesht kalimthi në Superiore.
Edhe pse Kukësi gjeti i pari golin me Limajn, vendasit reaguan dhe me një penallti të Hidit barazoi rezultatin, pjesa e dytë ishte shumë e hapur, me raste nga të dy skuadrat që kërkuan me ngulm fitoren.
Në fund, ajo që festoi ishte skuadra e Dovedan, e cila gjeti goditjen e duhur me Muratajn në fund, për të marrë pikët me suksesin 2-1.
Bylis-Kukësi 2-1
31′ (p) Hidi, 89′ Murataj/ 16′ Limaj
Bylisi: Hidi; Ymeraliaj, Bici, Goxhaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Ntepe (49′ Barjamaj), Turabov; Qardaku (66′ Celis), Guindo (90’+1′ Ujka)
Trajner: Veljko Dovedan
Kukësi: Avdyli; Kitanovski (76′ Kotobelli), Obanor, Lulaj, Maliqi; Rroca (76′ Daku), Musolli, Limaj; Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj
Trajner: Shpëtim Duro
KV: Goxhaj, Peposhi, Murataja / Obanor, Musolli, Lulaj