Fotoja e këtij shkrimi na sjell para jush katër personazhe shumë të njohura të basketbollit shkodran dhe atij shqiptar. Ajo është shkrepur pasditen e së shtunës nga fotografi i njohur Mikel Thepina gjatë ndeshjes së femrave në mes Vllaznisë dhe Tiranës, e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Në këtë foto janë bërë sëbashku dy “Mjeshtra të Mëdhenj” dhe dy të tjerë që pretendojnë të bëhen “Mjeshtra”. Në të janë i mirënjohuri Renato Radoja dhe e mirënjohura Xhuli Shestani, dy më të mëdhenjtë e historisë së basketbollit shkodran.

Në mes të tyre është edhe basketbollisti aktual i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare Robert Shestani dhe e fejuara e tij, basketbollistja aktuale e Prishtinës dhe njëkohësisht e kombëtares tonë, Enxhi Xhanaj.

Të katër ata kanë qenë duke ndjekur me vëmendje ndeshjen që po luhej në parketin e pallatit të sportit dhe padyshim që prania e tyre ishte edhe një nxitje për të gjitha basketbollistet në fushë sepse janë një shembull për t’u ndjekur.
© shkodrasport.com