Sulmuesi i ardhshëm i Realit të Madridit, Endriku ka dhënë një intervistë për gazetën “Marca”. Ai ka folur për gjithçka në intervistën e tij, duke mos fshehur emocionet për vizitën në “Bernabeu”.
Endriku pritet t’i bashkohet Realit verën e vitit 2024-ës, pasi të ketë mbushur moshën e lejuar. Sa për modelet e tij, ai ka përmendur dy emrat konkretisht, Karim Benzema, të cilin e ka cilësuar si sulmuesin perfekt.
Por dhe Luis Suarezin që ka shërbyer si një model për të. “E kam parë Luis Suarezin në shumë ndeshje te Barcelona.
Vazhdoj të kujtoj një gol që i shënoi PSG-së pasi dribloi Tiago Silvën dhe David Luizin. Kam mësuar shumë gjëra prej tij, ai i ka dhënë shumë futbollit brazilian”, tha Endrik.