Ndeshja Vllaznia- Kukesi qe do te luhet sot ne oren 16:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet.

Per shkodranet eshte mundesia e fundit per t’u rikthyer aty ku ishte me pare dhe per te ruajtur vendin e pare ne renditje, nderkohe qe edhe per kukesianet eshte shansi i fundit per te pretenduar diçka ne kete kampionat.

Ne keto rrethana, Sektori i Arbitrimit prane FSHF-se mesohet se ia ka besuar kete ndeshje arbitrit me me shume pervoje aktualisht ne futbollin shqiptar, Kridens Metes.

Ne fakt, ne Shkoder nuk jane shume te kenaqur me kete arbiter dhe hera e fundit qe ai i ka arbitruar ka qene ne javen e 16-te me ate barazim 0-0 ndaj Kastriotit ne “Loro Boriçi”, ne nje ndeshje qe pati jo pak probleme me arbitrimin.

Po ashtu mesohet se ky takim do te arbitrohet nga 6 gjyqtare sepse do te kete edhe dy linje qe do te jene pikerisht Andi Koçi dhe Blerim Ziri./SHKODRA-SPORT.COM/