Ersi Çaku, trajneri i futbollit ka analizuar ndeshjen finale te sotme ne mes Vllaznise dhe Laçit duke evidentuar pikat e forta dhe te dobeta per te dy ekipet. Trajneri shkodran eshte i mendimit se sfida do te kete shume rivalitet, por ne fund do te vendose pjekuria e skuadres kuqeblu.

Nje gje te tille ai e ka bere te ditur ne intervisten e dhene per “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

– Çfare do te thote per ty nje finale e tille Vllaznia- Laçi?

Sa i përket pytjes tende, ndeshja e sotme është shum e rëndesishme per te dyja skuadra,si per Vllaznin e cila luan sezonin,ashtu edhe Laçi qe luan per ta mbyllur ma sa miri si sezon,si per trofene ashtu dhe per te ardhurat e klubit. Plus qe ne finale luajne dy ekipe qe per mendimin tim sezonet e fundit ka ba shum mire, si ne kampionat, ashtu edhe ne kupe!

– Besoni tek fitorja e Vllaznise?

Besimin eshte maksimal qe Vllaznia te perserise suksesin e vjetshem, pavaresisht se nuk eshte i njejti nivel kundershtari, i vjetshmi! Ka shume faktor qe besimi eshte maksimal, dy fitoret e fundit ne kampionat, sikure i ngriti edhe nje here moralin e skuadres. Vllaznia ka ne boshtin e saj lojtare me eksperiense qe dine ta luajne dhe ta fitojne nje finale, eksperiansa e nje trajneri si profesor Josa qe e ka treguar nder vite qe di te menaxhoje ndeshje te rendesishme apo edhe ndeshje finale dhe me kryesorja qe Klubi luan sezonin dhe çdokush, pjese e Klubit e di sa e rendesishme eshte si ndeshj.

– Cila mendon se eshte pika e forte e Vllaznise ne kete ndeshje?

Pikat me te forta ndoshta e thashe edhe ma lart jane pjekuria e disa sportistave per te luajtur nje ndeshje te tillë. Me kryesorja lojtaret ne fushe të bëjne me te miren e tyre, sepse Vllaznia e ka treguar ne disa ndeshje kur ekipi eshte ne ditë te mirë, eshtë shum i rrezikshëm per çdo kundershtar.


– Do kete mbeshtetjen edhe te tifozeve sot, a do ndikojne ato?

Ne çdo ndeshje sportive, tifozeria eshte pjesë shumë kryesore per motivimin e nje sportisti dhe nje skuadre! Vllaznise kohët e fundit kjo gje nuk i ka munguar, sepse ketu ka parasyshe ndeshjen per kampionat me Tiranen ne muajin janar, ku “Air Albaniaa” ishte ishte i mbyshur me shkodrane. Per kete jam i bindur qe edhe sot keshtu do jetë, me besimin maksimal qe do jene nje mbeshtetje e madhe per skuadren dhe suksesin e saj!.


– Nje parashikim i juaji per ndeshjen…

Parashikimi eshte pak i vështire ne këte ndeshje. Ajo eshte nje ndeshje finale dhe gjithmone finalet jane te paparashikushme. Por une kam besim qe Vllaznia fiton, me nje rezultat te ngushte, por qe do kete gol nga te dyja skuadrat, e them keshtu duke pare kualitete e dy skuadrave qe kanë ne pjesen e sulmut.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI