Sot, në orën 18:00, vëmendja është e gjitha për derbin e kryeqytetit, teksa Tirana pret Partizanin. Bardheblutë edhe pse kampionët në fuqi, e gjithashtu me një ecuri pozitive në tre përballjet e fundit, sot nuk shihen si favoritë për shkak të një starti të dobët në kampionat që vjen edhe si pasojë e ndryshimeve të shumta që skuadra ka pësuar në organikë nga sezoni i kaluar.
Këtë pikë e ka theksuar edhe trajneri Agim Canaj, i cili në studion e Pressing, tha se nëse bardheblutë fitojnë derbin, atëherë ky rezultat mund të quhet surprizë.
“Kur ekipet janë më poshtë kanë më shumë stabilitet në derbi. Tifozët të sjellin më shumë stres kur humb. Tirana mund të luajë edhe për barazimin. Nëse fiton Tirana, do quhet surprizë e madhe për situatën që janë.
Kanë 7 lojtarë që kanë ikur nga ekipi kampion. Partizani është ndërtuar prej dy vitesh, janë ekip solid. Formacioni i tyre ka pasur pak ndryshime dhe janë më të mbledhur”, shpjegoi Canaj. /VipSport/