Situata që po kalon Vllaznia patjetër që ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe përjashtim nuk bën as gazetari i njohur, Gerti Çarçani. I ftuar në Star Sport, ai foli për ekipin shkodran duke mos e dramatizuar shumë situatën që ndodhen 9 herë kampionët e vendit.
Çarçani u shpreh duke thënë: “Nuk është dramë ky barazim i Vllaznisë kundër Egnatias. Egnatia ka mundur Laçin brenda, ka barazuar në Tiranë me Tiranën dhe Partzanin. Nuk u bë nami që Vllaznia mori vetëm 1 pikë në ndeshjen e fundit.
Sezoni sapo ka filluar dhe pavarësisht se Tirana është shkëputur nga Vllaznia, gjithçka është e rikuperusheme. Edhe Vllaznia ishte vjet e shkëputur dhe e humbi kampionatin, këtë sezon mund të ndodhë e kundërta. Nuk duhet bërë dramë kjo situatë.
Brdaric po has problemet e tij me ekipin. Por, çfarë mund të themi për Dajen tek Partizani që nodhet në një situatë edhe më të komplikuar.
Por, ndoshta një reagim më i mirë pritet nga skuadra e Vllaznisë dhe nuk i dihet sepse në dy ndeshjet e rradhës mund të fitojnë të dy takime. Dhe pastaj do flasim shumë ndryshe për situatën. Ndoshta aty mund të ketë edhe probleme të brendshme që nuk dihen, por besoj se ende nuk ka mbaruar asgjë për objektivat madhorë që ka ekipi i Vllaznisë”.
Endri ÇINARI