Carlo Ancelotti pritet të rinovojë kontratën si trajner i kombëtares së Brazilit deri në vitin 2030.
Marrëveshja aktuale skadon pas Botërorit 2026, por palët kanë arritur një akord paraprak për vazhdimin e bashkëpunimit.
Ancelotti është trajneri i parë europian që drejton përfaqësuesen braziliane. Aktualisht ai përfiton një pagë prej 10 milionë eurosh në vit, me bonuse të lidhura me rezultatet.
Parashikohet edhe një bonus prej 5 milionë eurosh në rast fitimi të Kupës së Botës. Federata Braziliane ka përcaktuar gjithashtu bazën stërvitore për Botërorin e ardhshëm.
Ndërkohë, Brazili ka planifikuar dy ndeshje miqësore në muajin mars ndaj Francës dhe Kroacisë.


