Ervit Jacaj ka rezultuar sërish protagonist për skuadrën e Besëlidhjes. Ai ka shënuar edhe dje në ndeshjen ndaj Sarandës duke i dhënë tre pikë të tjera të rëndësishme skuadrës lezhjane e cila vazhdon të kryesojë renditjen e kategorisë së parë me 13 pikë.

Jacaj në fakt nuk e ka nisur ndeshjen si titullar por pas dëmtimit të shkodranit tjetër Dibra, ai është futur në lojë nga ana e trajnerit Kulli në minutën e 42-të. Në minutën e 70-të të ndeshjes ai ka gjuajtur fort nga jashtë zone dhe topi është prehur në rrjetë duke ngritur në këmbë gjithë stadiumin që brohoriste emrin e tij. Në këtë mënyrë Jacaj dhe shkodranët e tjera vazhdojnë të jenë protagonistë për skuadrën e Besëlidhjes e cila vazhdon rrugën e saj drejt rikthimit në Superligë.