Antonio Cassano sulmon Massimiliano Allegrin dhe Juventusin. Ish-sulmuesi barez komentoi rrugëtimin e trajnerit nga Livorno në tri vitet e tij të fundit në stolin e Juventusit.

“Milani fitoi titullin me Krunic, Bennacer, Calabria, Kalulu, edhe pse Juventusi ishte më i fortë. Napoli shiti tre titullarë, mori Kvaratskhelia, Anguissa (që luajti në Serie B të Anglisë) dhe e fitoi titullin me 20 pikë më shumë se bardhezinjtë”, – tha ai për “Domenica Sportiva”.

Cassano është një “lumë përmbytës”: “Interi këtë sezon është shumë më i fortë. Meqenëse Allegri mbështetet në rezultate dhe nuk ka fituar asgjë, ai duhet të bëjë një hap prapa. Juve ka 17 lojtarë ndërkombëtar dhe ka shpenzuar 160 milionë euro, por nuk arrin të bëjë tri pasime të sakta radhazi. Kur thotë se Juventusi duhet ta mbyllë në vendin e katërt, ai tallet me të gjithë.

Shikoni Bologna, që luan futboll të mrekullueshëm dhe shpenzoi 1.5 euro në merkato. Pioli u kryqëzua se nuk është shok i gazetarëve, e megjithatë fitoi një titull dhe arriti një gjysmëfinale të Champions League. Allegri pa fituar asgjë, çuditërisht është gjithmonë i pëlqyer nag mediat… Nëse nuk e ndryshojmë qëndrimin tonë, do të bëhemi më të këqijtë në Evropë”./telesport/