Mesditen e sotme ne Ballsh do te luhet ndeshja e vlefshme per turin e dyte te Kupes se Shqiperise, ajo ne mes Bylisit vendas dhe Vllaznise se Shkodres. Kjo eshte ndeshja e pare e ketij turi nderkohe qe ajo e kthimit do te luhet pas 2 javesh ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Sfida Bylis- Vllaznia konsiderohet nder me te fortat e ketij turi dhe per kete arsye pritet te marre nje vemendje te madhe edhe te opinionit sportiv shqiptar.

Nderkohe “Shkodra Sport” meson se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar drejtimin e kesaj ndeshje arbitrit te kolegjiumit te Elbasanit Silvio Dyrmishi.

Ai do te kete ndihmen e asistenteve Alfred Shkreta te kolegjiumit te Tiranes dhe Delin Kasa te Kavajes. Nderkohe arbiter i katert do te jete Olsion Yzeiraj nga Patosi.

Ne kete ndeshje nuk do te kete sistem VAR ndersa vezhgues i arbitrave eshte caktuar Arjan Mali nga Patosi dhe delegat i Federates do te jete Petrit Brahja.

Shkodranet do te kerkojne nje rezultat pozitiv ne kete takim te pare per t’ia bere me te lehte vetes kualifikimin per ne çerekfinale te Kupes pas dy javesh ne stadiumin e tyre./Shkodra-Sport.com/