Elseid Hysaj dhe Napoli duket se nuk do të ndahen këtë verë. Tani që afati final i merkatos po i afrohet fundit, Hysajt i duhet të vendosë për të ardhmen. Ditët e fundit negociatat kanë qenë më të avancuara dhe janë biseduar çështje konkrete, siç është paga e Hysajt.

Mësohet se agjenti i mbrojtësit, Mario Xhufredi ka kërkuar 2.8 milionë euro për klientin e tij, ndërsa Napoli ka ofruar 2.2 milionë.

Vetëm disa qindra mijëra euro e ndajnë Hysajn nga rinovimi me fituesit e Kupës së Italisë, teksa “Tuttosport” raporton se palët po punojnë dhe janë shumë pranë gjetjes së një “rruge” të mesme.

Kështu, Hysaj pritet të mbetet pjesë e Napolit dhe të luftojë për të fituar besimin e trajnerit Gatuzo, i cili që nga ardhja e tij e ka “ringjallur” kapitenin e kombëtares sonë, duke e aktivizuar rregullisht dhe i rikthyer besimin në vetvete. /vipsport/