Historia e atletikes shkodrane ne vitet 1960- 70 ka qene ne majat me te larta teksa nen drejtimin e trajnerit Feti Dizdari fituan disa tituj kampion me ekipin e femrave.

Nje nder protagonistet e ketij ekipi eshte pikerisht Angjelina Gurakuqi. Po ndalemi sot tek kjo ish- kampione e rekordmene sepse ajo feston 72 vjetorin e lindjes.

Kampionia jone ka lindur me 23 maj te vitit 1951 ne Shkoder dhe ne rinine e saj do t’i perkushtohej sportit te atletikes. Ajo ka konkurruar me sukses per shume vite me rradhe ne garat e 100 metrave me pengesa, ne 200 metra dhe n kercim se gjati.

Ndonëse karriera e saj u ndërpre në mes për shkak të një dëmtimi të rëndë (ka thyer këmbën), sërish në histori kanë mbetur 10 rekordet kombëtare që ka thyer, 9 prej të cilëve në garën e kërcimit së gjati dhe 1 në 200 metra me pengesa.

Pa përmendur këtu edhe titujt e shumtë kampion në kërcim së gjati, 100 dhe 200 metra me pengesa si dhe në pesëgarësh e shumëgarësh. Jo më kot është vlerësuar si “atletja e shekullit” e Sportklub Vllaznia.

Ka qene anetare e ekipit tone kombetar per shume vite me rradhe dhe ka marre pjese ne shume aktivitete nderkombetare. Per te gjitha keto arritje eshte nderuar me titullin “Mjeshtre Sporti”.

Sakaq, me rastin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia, ajo eshte nderuar si njera prej “Atleteve te Shekullit te SK Vllaznia”. Gazeta “Shkodra Sport” me rastin e ditelindjes se kampiones dhe rekordmenes Angjelina Gurakuqi, i uron asaj edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Gjergj KOLA