Vllaznia kampione e Shqipërisë për të 19-tën herë

Vllaznia me 8 boksierë në finale. Shumë pranë titullit të 19-të

Boksierët e Vllaznisë i gjejnë fondet. Do marrin pjesë në kampionat

Vllaznia rrezikon pjesmarrjen në kampionat. S’ka fonde për boksin

Rexhildo Zeneli, medalje bronzi në Europianin e 18 vjeçarëve

Kombëtarja e 18 vjeçarëve grumbullohet në Shkodër për Europianin

Trajneri Zef Gjoni: Pretendojmë medalje në Lojërat Mesdhetare

Kombëtarja e boksit do grumbullohet për Lojërat e Mesdheut

Vllaznia rimerr titullin kampion për 18 vjeçarët pas dy vitesh

Ekipi i të rinjve të Vllaznisë në boks, ka arritur të shpallet kampion i Shqipërisë pas dy vitesh mungesë. Kjo ka ndodhur mesditën e sotme në kampionatin e zhvilluar në Shkodër. Madje, ka qenë ndeshja e fundit e ditës finale, ajo e peshës +91 kg që ka përcaktuar Vllazninë si kampione. Në fakt favorite deri në këtë ndeshje ka qenë Apolonia e Fierit për t'u shpallur ajo kampione. Nëse boksieri i saj Sotir Dyrmishi do kishte fituar këtë ndeshje të fundit, do ishin fierakët ata që do shpalleshin kampionë. Megjithatë kundërshtari i tij, lezhjani Elton Gjoni me goditjet e tij e ka vënë shumë në vështirësi fierakun, aq sa nga goditjet e shumta i ka shkaktuar gjakderdhje në hundë dhe për rrjedhojë ai nuk ka mundur ta vazhdojë dot më ndeshjen.
Gjysmëfinalet, 4 boksierë të Vllaznisë humbasin, 4 të tjerë në finale
