Zef Gjoni: Gjergj Livadhi ose Tom Doshi, kandidatë për presidentë

0

Kandidimi i mundshëm i presidentit aktual të boksit shkodran, z.Gjergj Leqejza për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, mund të lërë bosh këtë vend tek Vllaznia. Në këtë sport, në ditët e ardhshme pritet zhvillimi i Asamblesë Zgjedhore që do vendosë edhe për presidentin e ri. Presidenti aktual Shpëtim Çilotaj nga masa më e madhe e komunitetit të këtij sporti është votuar përmes peticioni për t'u shkarkuar dhe për këtë arsye, kryesia e kësaj Federate shpejt do thërrasë Asamblenë. Biznesmeni i njohur Leqejza është ftuar prej shumë ekipesh për të qenë ai në këtë post në të ardhmen dhe pritet që të ndodhë kështu. Por nëse ai votohet për postin e presidentit të federatës, vendi i tij tek Vllaznia do mbetej bosh. Megjithatë nuk do ndodhë kështu për shumë kohë.

Vllaznia për kadetë, kampione e Shqipërisë për vitin 2012

0

Vllaznia përveçse me të rritur, e thotë fjalën e saj edhe me boksierët e rinj. Në kampionatin e kadetëve të zhvilluar për tre ditë me rradhë në qytetin e Kavajës, ata kanë zënë vendin e pare duke u shpallur kampionë të Shqipërisë për vitin 2012. Boksierët shkodranët kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në të tre ditët e aktivitetit. Ata kanë treguar një nivel të lartë në të gjitha ndeshjet e zhvilluara duke u shpallur në fund më të mirët. Në renditjen ekipore, Vllaznia me 23 pikë zuri vendin e parë duke u shpallur ekipi kampion. Në vend të dytë doli ekipi privat I Tiranës Enea me një pikë më pak ndërsa në të tretin Teuta me 14 pikë.

Eliminohet edhe Bilali. ëndërra shqiptarë për në Olimpiade merr fund

0

Edhe boksieri i fundit tek i cili ishin varur shpresat për të siguruar një biletë për në Lojërat Olimpike të Londrës që zhvillohen këtë verë. Bëhet fjalë për shkodranin Asmer Bilali. Ai është ndeshur për raundin e dytë kualifikues të turneut që po zhvillohet në Tranzon të Turqisë me rumunin Ionet George. Ndonëse është përpjekur shumë, boksieri ynë i peshës 69 kg nuk ka mundur dot të fitojë ndaj boksierit rumun që ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Pekin katër vjet më parë. Në këtë mënyrë, me humbjen e Bilalit merr fund edhe aventura shqiptare në këtë tur të fundit kualifikues për në Olimpiadë. Para tij ishin eliminuar edhe Kristian Demaj, Xhulio Vrenozi dhe Taulant Zajmi.

Asmer Bilali mund boksierin e vendit të tretë në Europë

0

Boksieri shkodran Asmer Bilali ka dhuruar një ndeshje shumë interesante në turin e dytë kualifikues të turneut që është duke u zhvilluar në Trabzon të Turqisë. Ai është ndeshur mbrëmë me boksierin gjeorgjian Zal Kvaçatadze, i cili në kampionatin Europian të vitit të kaluar, ka zënë vendin e tretë në Europë duke merituar medaljen e bronztë. Pavarësisht këtij fakti, shkodrani Bilali ka zhvilluar një ndeshje të përkyer duke e fituar atë me rezultatin 18-17. Ndeshja ka qenë në dyshim deri në sekondat e fundit madje, përcaktues në fitoren e boksierit të Vllaznisë ka qenë pikërisht raundi i tretë.

Kristian Demaj humb shansin për kualifikim në Olimpiadën e Londrës

0

Ka nisur sot në Trabzon të Turqisë turneu i fundit kualifikues i boksit për në Olimpiadën e Londrës që zhvillohet këtë verë. I pari që është ngjitur në ring sipas shortit të hedhur, ka qenë boksieri shkodran Kristian Demaj. Për peshën 81 kg ai është ndeshur me një boksier vendas- turk, me të cilin ka zhvilluar një ndeshje shumë të bukur dhe në fund e ka humbur me rezultatin e ngushtë 4-5.Informacioni vjen nga zëvendëstrajneri i ekipit tonë kombëtar Jozef Sermi, sipas të cilit, në vendimin ndaj Demajt mund të ketë ndikuar edhe fakti se gjyqtaria ka ndihmuar paksa boksierin vendas. Nesër ndërkohë është rradha e dy boksierëve të tjerë të kombëtares shqiptare pikërisht Asmer Bilalit dhe Xhulio Vrenozit.

Gjergj Leqejza, presidenti i ardhshëm i boksit shqiptar?

0

Në ambjentet sportive të boksit shqiptar, ka pakënaqësi sa I takon pozicionit të presidentit të kësaj Federate Shpëtim Çilotaj I cili ka kohë që është distancuar nga Federata dhe ky sport. Në kushte të tilla, pjestarë të klubeve të ndryshme sportive, kanë hartuar një peticion ku kërkojnë mbledhjen e Asamblesë dhe shkarkimin e presidentit Çilotaj. Sipas statutit të kësaj Federate, duhen firmat e 1/3 të anëtarëve të Asamblesë për të kërkuar mbledhjen e saj. Kjo gjë është bërë dhe peticioni me firmat përkatëse ka mbërritur në kryesinë e kësaj Federate tre ditë më parë. Tashmë mbetet vetëm thirrja nga ana e saj e Asamblesë që kësisoj do jetë zgjedhore.

Tre boksiere ne Turqi per kualifikueset e Olimpiades

0

Boksieri fierak Xhulio Vrenozi dhe dy shkodranët Asmer Bilali dhe Kristian Demaj nisen nesër për në Turqi ku do të marrin pjesë në turneun e fundit kualifikues për në Lojërat Olimpike të Londrës. Të shoqëruar nga trajnerët Zef Gjoni dhe Jozef Sermi, ata do tentojnë të bëjnë një figurë të mirë dhe të jenë ndër më të mirët në peshat e tyre në mënyrë që ta sigurojnë këtë kualifikim. Trajneri Zef Gjoni para nisjes, per gazeten online www.shkodrasport.com megjithatë e ka pranuar se shanset janë shumë të pakta megjithatë ata do tentojnë deri në fund. "E kemi te qarte se kemi pak shanse per t'u kualifikuar sepse marrin pjese boksieret me te mire te Europes. Perpos kesaj, jane pak boksiere qe do fitojne te drejten e kualifikimit. Keshtu ne peshen 64 kg ku do konkurroje Xhulio Vrenozi, do te kualifikohen vetem 2 boksiere, ne peshen 69 kg ku konkurron Asmer Bilali do kualifikohen po ashtu dyboksiere ndersa ne peshen 81 kg, ku garon Kristian Demaj jane tre boksiere qe do kualifikohen.

Turneu i Podgoricës, s’ka ndeshje për Bilalin dhe Demën

0

Duhej të ishte zhvilluar sot në Podgoricë një turne boksi me pjesmarrjen edhe të 3 boksierëve shkodranë por ai nuk ka shkuar ashtu si duhet. Turneu është bërë por më e çuditshmja është se dy boksierët shkodranë, Asmer Bilali dhe Kristian Demaj nuk kanë bërë ndeshje. Ka ndodhur kështu sepse kundërshtari malazez i Bilalit gjoja ka qenë me temperaturë dhe prandaj nuk është bërë e mundur dalja e tij në ring. Me shumë interes pritej edhe ballafaqimi i Kristian Demës në peshën 81 kg nga një malazezi që është kampion i Mesdheut. Për çudi ai ka lajmëruar në fund se nuk do marrë pjesë në turneun e zhvilluar sot në Podgoricë. Me të mësuar këto lajme, trajneri i ekipit kombëtar shqiptar Zef Gjoni ka protestuar ndaj organizatorëve duke shprehur zemërimin e tij dhe të boksierëve shqiptarë për trajtimin që i është bërë.

Tre boksierë të Vllaznisë, të shtunën në Podgoricë

0

Tre boksierë të ekipit të Vllaznisë në boks por njëkohësisht edhe të ekipit kombëtar, do të marrin pjesë ditën e shtunë në një aktivitet që do të zhvillohet në një aktivitet që do të zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi. Bëhet fjalë për boksierët  Asmer Bilali, Bekim Vjerdha dhe Kristian Demaj. Ata do jenë të shoqëruar nga trajnerët Zef Gjoni dhe Jozef Sermi. Në këtë turne që do zgjasë vetëm një ditë, pritet një rivalitet i fortë në mes të boksierëve tanë dhe atyre më të mirë të Malit të Zi. Këto përballje do jenë një test i mirë sidomos për dy boksierët, Bilali e Demaj që në mesin e muajit prill do të marrin pjesë në aktivitetin shumë të rëndësishëm që do të zhvillohet në Turqi. Pjesmarrja në turneun e së shtunës në Podgoricë në këtë mënyrë do jetë prova gjenerale para atij të Turqisë.

Zef Gjoni: Jam lodhur. S’e bëj më Memorialin

0

Ankthi dhe stresi kanë qenë të shumta gjatë muajit të fundit tek ai. Organizimi I Memoriali të nëntë ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2012” kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme megjithatë Zef Gjoni nuk ndjehet mirë. Njëkohësisht është I lodhur.  Njëkohësisht I zhgënjyer nga pushteti lokal  I Shkodrës që në njëfarë mënyre e injoroi këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. Për këtë arsye, trajneri I përfaqësueses shqiptare dhe njëkohësisht I Vllaznisë jep lajmin e keq: “Vitin tjetër, nuk do ta marr përsipër zhvillimin e këtij Memoriali”. Shumëkush ndoshta nuk e beson nisur edhe nga pasioni I madh me të cilin ai është I lidhur me boksin, por Zef Gjoni duket se këtë herë e ka me të vërtetë. Ja si shprehet ai në intervistën e tij për gazetën online www.shkodrasport.com:

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI