Boksieri fierak Xhulio Vrenozi dhe dy shkodranët Asmer Bilali dhe Kristian Demaj nisen nesër për në Turqi ku do të marrin pjesë në turneun e fundit kualifikues për në Lojërat Olimpike të Londrës. Të shoqëruar nga trajnerët Zef Gjoni dhe Jozef Sermi, ata do tentojnë të bëjnë një figurë të mirë dhe të jenë ndër më të mirët në peshat e tyre në mënyrë që ta sigurojnë këtë kualifikim. Trajneri Zef Gjoni para nisjes, per gazeten online www.shkodrasport.com megjithatë e ka pranuar se shanset janë shumë të pakta megjithatë ata do tentojnë deri në fund. “E kemi te qarte se kemi pak shanse per t’u kualifikuar sepse marrin pjese boksieret me te mire te Europes. Perpos kesaj, jane pak boksiere qe do fitojne te drejten e kualifikimit. Keshtu ne peshen 64 kg ku do konkurroje Xhulio Vrenozi, do te kualifikohen vetem 2 boksiere, ne peshen 69 kg ku konkurron Asmer Bilali do kualifikohen po ashtu dyboksiere ndersa ne peshen 81 kg, ku garon Kristian Demaj jane tre boksiere qe do kualifikohen. Pra do jete shume e veshtire por do bejme me te miren e mundshme ne kete turne kualifikues”- ka thene trajneri i kombetares shqiptare. Ndoshta më shumë shanse ka Kristian Demaj në peshën e tij dhe prandaj shpresat janë ende në lojë. Trajneri Gjoni thotë se duhet edhe pak fat në short, në mënyrë që të realizohet ëndërra e madhe e gjithë boksierëve shqiptarë për t’u kualifikuar për herë të parë në një Olimpiadë. “Per Demajn ndoshta ka me shume shanse per kualifikim ngaqe dalja ne gjysmefinale i jep shanset e medha te kualifikimit.Te gjithe ne kemi deshiren e madhe te sigurojme kualifikimin ne Olimpiade qe eshte endrra e madhe e te gjithe neve”- ka thene Gjoni.Në këtë mënyrë, boksierët shqiptarë do tentojnë edhe njëherë tjetër synimin për në Olimpiadë. Ata kanë djersitur prej kohësh në stërvitje për këtë gjë dhe është momenti të marrin frutet e kësaj pune të bërë.
www.shkodrasport.com