Ish-kapiteni i Vllaznisë së viteve ’90 Astrit Premçi, që nga dita e sotme do jetë krahu i djathtë i Armir Grimës. Ai është emëruar për të qenë në postin e zëvendëstrajnerit të kësaj skuadre. Në fakt, nuk do jetë një post i tillë i mirëfilltë pasi ideja është që skuadrën në këtë periudhë ta drejtojnë në mënyrë kolegjiale disa nga ikonat e këtij klubi, Grima, Premçi e Sinani. Të tre sëbashku ata, por edhe me trajnerin e portierëve Legata, tashmë përbëjnë stafin e skuadrës shkodrane pas largimit të Vatës. Premçi sot ka drejtuar seancën e parë në krah të Grimës. Ai ka qenë edhe më parë në këtë post teksa para disa sezonesh ka punuar bashkë me Hysen Dedjen tek Vllaznia. ka drejtuar edhe ekipet zinxhir të këtij klubi ndërkohë që prej disa sezonesh, drejton ekipin privat Shkodra B, me të cilin ka patur jo pak suksese duke qenë shpeshherë edhe kampion me të. Këtë sezon, ai mban edhe postin e trajnerit të kombëtares për Zonën e Veriut për grupmoshën U-12. Prania e tij në stafin kuqeblu do ta ndihmojë padyshim këtë skuadër të bëjë më të mirën deri në fundin e këtij sezoni.

www.shkodrasport.com