Tre boksierë të ekipit të Vllaznisë në boks por njëkohësisht edhe të ekipit kombëtar, do të marrin pjesë ditën e shtunë në një aktivitet që do të zhvillohet në një aktivitet që do të zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi. Bëhet fjalë për boksierët  Asmer Bilali, Bekim Vjerdha dhe Kristian Demaj. Ata do jenë të shoqëruar nga trajnerët Zef Gjoni dhe Jozef Sermi. Në këtë turne që do zgjasë vetëm një ditë, pritet një rivalitet i fortë në mes të boksierëve tanë dhe atyre më të mirë të Malit të Zi. Këto përballje do jenë një test i mirë sidomos për dy boksierët, Bilali e Demaj që në mesin e muajit prill do të marrin pjesë në aktivitetin shumë të rëndësishëm që do të zhvillohet në Turqi. Pjesmarrja në turneun e së shtunës në Podgoricë në këtë mënyrë do jetë prova gjenerale para atij të Turqisë. Trajneri Zef Gjoni ka besim shumë të madh që boksierët e tij do të paraqiten mirë falë edhe stërvitjes së bërë dhe formës shumë të mirë sportive që ata kanë. Një lajm tjetër i mirë është ai i grumbullimit të këtyre dy sportistëve. Asmer Bilali dhe Kristian Demaj që nga java e kaluar janë të grumbulluar në hotel “Argenti” ku do të qëndrojnë deri para nisjes për në Turqi.

www.shkodrasport.com