Do te nise neser ne Shkoder kampionati kombetar i boksit per te rinj. Federata Shqiptare e Boksit ka zgjedhur Shkodren per zhvillimin e ketij aktiviteti qe do te zgjase tre dite. Pjesmarres ne te do te jene te gjithe ekipet e vendit me sportistet e tyre me te mire.

Nje nder ekipet pjesmarrese do te jete edhe ai i Vllaznise. Sipas trajnerit Lazarin Vila, ekipi shkodran do te paraqitet me 10 sportiste ne kete kampionat nder 13 peshat ku do te zhvillohet kampionati dhe synimi padyshim qe do te jete fitimi i titullit kampion.

Ndeshjet e dites se pare do te nisin te premten ne oren 17:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, e po ashtu edhe te shtunen ndeshjet do te jene po ne kete orar, ndersa finalet do te zhvillohen te dielen duke filluar nga ora 10:00.

Po te dielen nderkohe, ne kuadrin e Memorialit te pervitshem qe zhvillohet ne Shkoder ne nderim te ish- boksiereve qe nuk jetojne me, do te zhvillohen edhe 3-4 ndeshje te boksit profesionist ku ne ring pritet te ngjiten boksiere si Arjon Kajoshi, Senad Drini e Arjol Zeneli.

Per me shume ne lidhje me kete aktivitet, ndiqni me poshte prononcimin e trajnerit te Vllaznise Lazarin Vila dhene per gazeten “Shkodra Sport”, duke klikuar ne linkun e meposhtem: