Monday, July 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERossi: Spanjë- Argjentinë ishte finalja më e pabarabartë në historinë e Kupave...

Rossi: Spanjë- Argjentinë ishte finalja më e pabarabartë në historinë e Kupave të Botës

“Futbolli fitoi” ishte komenti i shkurtër që zgjodhi Toni Kroos pas finales së madhe të Nju Xhersit. Ish-kampioni i Botës me Gjermaninë postoi mendimin e tij në “X” dhe brenda 2 minutave arriti që të merrte 200.000 mijë pëlqime.

Por reagimi i gjermanit nuk ishte i vetmi pas triumfit spanjoll. “Sapo ndoqëm finalen më të pabarabartë të historisë së Kupës së Botës”, analizoi ish-sulmuesi i Villarreal, Giuseppe Rossi.

“Spanja e meritoi plotësisht! Ishte skuadra më e mirë e turneut”, shkroi Michael Owen në “X”.

Edhe Ilkay Gündogan vlerësoi kampionët e ri të botës duke vendosur theksin në lojën e shfaqur si ekip. “Urime të mëdha për Spanjën. Fitore e merituar dhe e ndërtuar mbi lojën e ekipit. Ishte skuadra më e mirë e turneut”, shkroi ish-mesfushori i Gjermanisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments