Hysa e Zeneli, dy medalje të arta në kupën “Adem Jashari” në Kosovë

0

Dy boksierë të përfaqësueses shqiptare të boksit, pikërisht Nelson Hysa dhe Rexhildo Zeneli kanë zënë vendet e para dhe kanë marrë medaljet e arta në turneun ndërkombëtar "Adem Jashari" që u zhvillua të premten dhe të shtunën në Kosovë. Ata kanë sfiduar kundërshtarët e tyre në peshat 56 kg dhe +91 kg duke u nderuar me vendet e para.

Kupa “Adem Jashari”, fitojnë Dema e Hysa, mundet Shytani

0

Ka startuar pasditen e sotme kupa "Adem Jashari" në boks, aktivitet ky që ka startuar në Prishtinë dhe do mbyllet nesër në Prizren. Në ditën e parë ka patur shumë ndeshje gjysmëfinale edhe për shkak të pjesmarrësve të shumtë. Organizatorët kanë bërë të ditur se po marrin pjesë boksierë nga 11 shtete të ndryshme dhe pikërisht nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia, Bullgaria, Italia, Kroacia, Polonia e Çekia. Në ditën e parë kanë patur ndeshje katër boksierë të kombëtares sonë. Në peshën 56 kg, Rexhildo Zeneli ka fituar pastër me kundërshtarin e tij maqedonas.

Katër boksierë të Vllaznisë pjesmarrës në kupën “Adem Jashari”

0

Boksierët e Vllaznisë duan ta mbyllin vitin 2012 në mënyrën më të mirë të mundshme. Në turneun “Gongu I Artë” që u zhvillua këto ditë në Shkup të Maqedonisë dhe ku morën pjesë nga shumë vende të rajonit, tre boksierët shkodranë Kristian Shytani, Asmer Bilali dhe Bekim Vjerdha zunë tre vende të para dhe morën medaljet e arta në peshat e tyre. Megjithatë disa prej boksierëve shkodranë do kërkojnë sërish vendet e para në peshat respektive edhe ne Kosove ku pjesmarres nga Vllaznia do te jene Kristian Shytani, Asmer Bilali, Kristian Dema dhe Nelson Hysa.

Shytani, Bilali e Vjerdha, tre të arta në “Gongun e Artë” në Shkup

0

Me tre medalje të arta janë kthyer sonte në Shkodër tre boksierë të Vllaznisë që kanë përfaqësuar ekipin tonë kombëtar në turneun e rëndësishëm ndërkombëtar “Gongu I Artë” që zhvillohet çdo vit në Shkup të Maqedonisë. Kristian Shytani, Asmer Bilali dhe Bekim Vjerdha, kanë triumfuar mbi rivalët e tyre në ndeshjet e sotme finale. Ndërkohë boksieri tjetër pjesmarrës Kristian Demaj ka humbur në finale ndaj një boksieri bullgari. I pari ndër ta që është ngjitur në ring në finalet e sotme ka qenë boksieri I peshës 64 kg Kristian Shytani. Ai ka bërë një ndeshje të mirë përballë një kundërshtari vendas pra maqedonas dhe ka arritur ta dominojë ndeshjen duke u shpallur fitues I medaljes së artë në këtë peshë.

Katër boksierë të Vllaznisë në finalet e “Gongut të Artë”

0

Nga 5 boksierët shkodranë që po marrin pjesë në turneun e rëndësishëm ndërkombëtar "Gongu i Artë" që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë, katër prej tyre kanë fituar të drejtën për të dalë në finalet e tij, finale këto që do zhvillohen ditën e sotme. Janë pikërisht boksierët Kristian Shytani, Asmer Bilali, Kristian Demaj dhe Bekim Vjerdha që e kanë fituar këtë të drejtë dhe sot do kërkojnë edhe medaljet e arta. Sipas informacioneve që vijnë nga Shkupi, dy prej këtyre boksierëve, pikërisht Kristian Shytani që garon në peshën 64 kilogramë, në bazë të shortit të hedhur ka kaluar direkt në finale dhe këtë fat ka patur edhe boksieri i peshës 75 kilogramë Bekim Vjerdha.

Boksierët e Vllaznisë pjesmarrës në “Gongun e Artë” në Shkup

0

Një muaj I ngjeshur me aktivitete sportive do të jetë nëntori për boksierët e Vllaznisë. Dje ata janë nisur drejt Maqedonisë për të marrë pjesë në turneun shumë të rëndësishëm “Gongu I Artë” që do të zhvillohet në Shkup. Në këtë turne do të marrin pjesë 5 boksierë shkodranë dhe pikërisht Ronildo Piranej, Kristian Shytani, Asmer Bilali, Kristian Demaj dhe Bekim Vjerdha  . Pas ketij aktiviteti, boksieret e Vllaznise do marrin pjese ne Kupen e Shqiperise qe do zhvillohet ne Vlore dhe me pas ne kupen “Adem Jashari” në Kosovë. Në të gjithë këto aktivitete që do zhvillohen brenda një periudhe 10 ditore, objektivi I boksierëve të Vllaznisë është paraqitja sa më e mirë.

Boksierët e Vllaznisë në përgatitje për “Gongun e Artë” në Shkup

0

Për boksierët e Vllaznisë nuk ka pushim. Ata pasi kanë shijuar për pak ditë titullin kampion të Shqipërisë, kanë rifilluar me stërvitje intensive sërish. Arsyeja është se në ditët e para të shtatorit, ata do të marrin pjesë në një aktivitet shumë të rëndësishëm ndërkombëtar siç është "Gongu i Artë" që zhvillohet në Shkup të Maqedonisë. Ky është një turne që zhvillohet çdo vit dhe në të marrin pjesë boksierë nga shumë vende të botës, madje vitin e shkuar në të ishin pjesmarrës edhe boksierë nga Kuba! Pavarësisht kësaj, siç dihet, dy boksierët e Vllaznisë Asmer Bilali dhe Kristian Demaj zunë vendet e para në peshat e tyre duke merituar medaljet e arta.

Jetmir Kuçi mund boshnjakun Telaloviç në ringun e Prishtinës

0

Boksieri shkodran Jetmir Kuçi ka arritur një tjetër fitore shumë të rëndësishme në boksin profesionist. Ai ka zhvilluar një ndeshje shumë të bukur ndaj boksierit nga Bosnja Emir Telaloviç duke e mundur atë me pikë. Ndeshja e rradhës për të është zhvilluar mbrëmjen e së martës në Prishtinë në një atmosferë shumë entuziaste. Siç bën të ditur faqja www.kosovaboxing.org, boksieri nga Bosnja që ishte kundërshtar i Kuçit në këtë ndeshje, deri më tani nuk kishte pësuar asnjë humbje në boksin profesionist dhe konsiderohej favorit për ta fituar edhe këtë ndeshje, por Kuçi farë eksperiencës së tij ka arritur ta mundë atë.

Zef Gjoni: 18 tituj kampion? Kam ende për të dhënë

0

Titullin kampion të këtij viti e ka dashur shumë. Sigurisht që në rradhë të parë për Vllazninë dhe Shkodrën por këtë herë edhe për veten. Zef Gjoni tashmë është 18 herë kampion I Shqipërisë me këtë ekip. Si pakkush dhe ndoshta askush trajner tjetër në vendin tonë. Tashmë që ia ka arritur sigurisht që ndjehet shumë më I lehtësuar dhe në intervistën e tij për gazetën online www.shkodrasport.com pranon të rrëfejë shumë gjëra:

Sa pak vlerësim për Zef Gjonin!

0
Opionin nga Aleksander KaçiKështu do mendoja se i respektojmë ne shkodranët bashkëqytetarët tanë. Edhe pse ato mund të jenë kampionë apo sportistë të nivelit...