Ka startuar pasditen e sotme kupa “Adem Jashari” në boks, aktivitet ky që ka startuar në Prishtinë dhe do mbyllet nesër në Prizren. Në ditën e parë ka patur shumë ndeshje gjysmëfinale edhe për shkak të pjesmarrësve të shumtë. Organizatorët kanë bërë të ditur se po marrin pjesë boksierë nga 11 shtete të ndryshme dhe pikërisht nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia, Bullgaria, Italia, Kroacia, Polonia e Çekia. Në ditën e parë kanë patur ndeshje katër boksierë të kombëtares sonë. Në peshën 56 kg, Rexhildo Zeneli ka fituar pastër me kundërshtarin e tij maqedonas. Në peshën 64 kg, Kristian Shytani është mundur 3-2 nga një kundërshtar çek, në peshën 81 kg, Kristian Dema ka fituar ndaj një polaku ndërsa në peshën +91 kg, Nelson Hysa ka dalë fitues ndaj një kundërshtari malazez. Sot janë ndeshjet finale, në të cilat kanë dalë direkt me short dy boksierët e tjerë të kombëtares sonë, Asmer Bilali dhe Taulant Zajmi. Ja ndeshjet e zhvilluara sot:
56 kg Afet Hajredini (Maq) – Rexhilldo Zeneli (Alb) 0:5
64 kg Kristian Shytani (Alb) – Miroslav Srban (Cze) 2:3
81 kg Kristian Dema (Alb) – Tomash Granacki (Pol) 2:0
+91 kg Marko Radonjiç (Mne) – Nelson Hysa (Alb) 0:5

www.shkodrasport.com