Vjen vendimi nga UEFA. Ja çfarë ka vendosur për ndeshjen PAOK- Vllaznia

Vendimi i shumëpritur nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s në lidhje me reklamimin e ekipit Vllaznia- femra për aktivizimin e një lojtareje të pafederuar, më në fund ka mbërritur. Sigurisht që një vendim i tillë pritej me interes sepse pritej ndëshkimi i ekipit grek PAOK për parregullsi në ndeshjet e Champions League Women dhe nga kjo do të përfitonte Vllaznia.
Nis kampionati i femrave, Vllaznia fiton 8-0 në Durrës

Sot ka nisur kampionati i nëntë kombëtar i futbollit të femrave në Shqipëri. Në ndeshjet e javës së parë, Vllaznia kampione në fuqi e ka nisur "me vrull". Ajo ka fituar me rezultatin e thellë 8-0 ndaj Teutës në ndeshjen e luajtur në Durrës.
Të shtunën nis kampionati i femrave. Vllaznia pretendente, tërhiqet The Door

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur kalendarin e kampionatit të tetë kombëtar të futbollit të femrave. Kampionati i ri starton pikërisht pikërisht këtë fundjavë me ndeshjet e javës së parë të tij. E reja e këtij kampionati është mungesa e ekipit shkodran The Door. Ende nuk dihet arsyeja e mosmarrjes pjesë të tij, nëse ishte financiare apo mungesë elementi por tashmë ky është një fakt.
Absurde: UEFA ende pa një vendim për çështjen “PAOK- Vllaznia”

Dita e djeshme duhej të ishte vendimtare për çështjen e dënimit apo jo të ekipit grek të PAOK të futbollit të femrave, por UEFA në mënyrë të çuditshme ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar për këtë çështje. Ankesa e ekipit të Vllaznia akoma nuk ka marrë përgjigje dhe kjo vë në dyshim ndonjë lëvizje që mund të jetë duke u bërë në institucionin e futbollit europian për të mos i penalizuar greket sepse nga kjo do të përfitonte kampionia e Shqipërisë.
Sot pritet vendimi final i UEFA-s. Vllaznia femra ka shpresa për kualifikim

Dita e sotme do të jetë vendimtare për fatet e ekipit të Vllaznisë së femrave nëse do të kualifikohet për në turin e dytë të Ligës së Kampioneve apo jo. Ashtu siç është bërë e ditur,Komisioni Disiplinor i UEFA-s do të mblidhet gjatë orëve të paradites për të dhënë vendimin përfundimtar në lidhje me ekipin grek PAOK që aktivizoi një futbolliste të pafederuar në ndeshjet e turit të parë të Ligës së Kampioneve.
UEFA vendimin për PAOK e jep më 21 shtator. Vllaznia- femra ende me shpresë

Vendimi përfundimtar i UEFA-s në lidhje me çështjen "PAOK" sa i takon reklamimit të bërë nga ekipi i futbollit të femrave të Vllaznisë, do të merret më 21 shtator.Ky është njoftimi zyrtar që i ka mbërritur pasditen e djeshme drejtuesve shkodranë përmes një emaili nga ana e institucionit të futbollit europian. Bashkë me të, i kanë mbërritur edhe të gjithë relacionet e mbledhura për këtë çështje dhe që do t'i bëhen të ditura trupës gjykuese pas tre ditësh.
UEFA vendos deri më 15 shtator. Vllaznia në pritje të dënimit të PAOK

Mosmarrja ende e një vendimi për dënimin apo jo të ekipit të futbollit të femrave të PAOK, natyrisht që ka vënë në siklet drejtuesit e ekipit të Vllaznisë. Apelimi i tyre për aktivizimin e një futbollisteje të pafederuar nga grekët, po analizohet mirë nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s që duhej të kishte dhënë një vendim të premten e kaluar por ai ka vendosur ta shtyjë atë me idenë e mbledhjes së fakteve të reja. Por lajmi më i fundit që mësohet është se kjo shtyrje nuk do të zgjasë shumë.
Matija: Duam kualifikimin, nuk është faji jonë që PAOK bëri “autogol”

Deri ditën e premte pritet që Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s të japë vendimin e tij për ekipin grek të futbollit të femrava, PAOK të Selanikut që kishte aktivizuar një futbolliste të pafederuar në ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Vllaznia është në pritje të këtij vendimi sepse në rast dënimi të grekëve, do të jetë ajo që do të kualifikohet për në turin e dytë të këtij kompeticioni, si skuadra e renditur e dyta në grupin 10.
UEFA shtyn vendimin për PAOK por Vllaznia ka shpresa

Ditën e sotme është pritur të ketë një vendim në lidhje me ekipin e futbollit të femrave të PAOK tek i cili i kishte sytë dhe shpresat ekipi i Vllaznisë që mund ta zëvendësojë atë në turin e dytë të Champions League Women. Grekët kanë aktivizuar një futbolliste tjetër me një emër tjetër në ndeshjet e luajtura në Bosnjë dhe ekipi shkodran por edhe kampionia e Luksemburgut e kanë apeluar një veprim të tillë në UEFA.
Mblidhet Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, Vllaznia femra mendjen tek Sparta e Pragës

Ditën e sotme do të mblidhet në Gjenevë të Zvicrës Komisioni Disiplinor i UEFA-s për të marrë në shqyrtim kërkesën e ekipeve të futbollit të femrave të Vllaznisë dhe Bettembourg të Luksemburgut. Të dy ato i kanë kërkuar këtij komisioni të marrë masa ndëshkimore për PAOK-un e Selanikut i cili në ndeshjet ndaj këtyre ekipeve ka aktivizuar një futbolliste tjetër me një emër tjetër.