Ada e femrave humbet 0-2 ndaj kampiones së Bosnjës

0
Kampionia e Shqipërisë në futbollin e femrave, Ada e Velipojës është mundur në ndeshjen e parë të turneut ndërkombëtar që është duke u zhvilluar në Budva të Malit të Zi. Ajo ka humbur përballë kampiones së Bosnjës SFK 2000...

Ada merr pjesë në një turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar

0
Ekipi kampion i Shqipërisë në futbollin e femrave- Ada e Velipojës është ftuar të marrë pjesë në një turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar që ka filluar sot në Budva të Malit të Zi. Në këtë turne, siç bëhet e...

Ada- Juban Danja, finalja e Kupës së Shqipërisë për femra

0

Finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, në sezonin 2012-13, do të jetë një derbi shkodran. Ada- Juban Danja është çifti finalist. Këto dy skuadra kanë sfiduar kundërshtarët e tyre në çerekfinale ndërsa sot kanë kaluar edhe ato të gjysmëfinaleve. Ndeshjet në fjalë janë luajtur sot në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz. Ada e Velipojës ka patur përballë ekipin e Kinostudios. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ka qenë 2-0 për vajzat kampione në fuqi. Të dy golat për këtë skuadër i ka shënuar futbollistja Megi Doçi.

Ada e Juban Danja kalojnë pa problem në gjysmëfinale të Kupës

0

Dy skuadrat pretendente për fitimin e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni, pikërisht Ada e Velipojës dhe "Juban Danja', kanë kaluar pa as më të voglin problem në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Sidomos për Adën gjërat kanë qenë më të thjeshta pasi ajo nuk ka luajtur fare. Vajzat velipojake kanë udhëtuar drejt Kamzës për të zhvilluar ndeshjen ndaj Dardanisë sipas shortit të paracaktuar por kundërshtari i tyre nuk është paraqitur dhe për rrjedhojë e ka fituar ndeshjen në tavolinë 3-0.

Ada për femra, miqësore në shkurt me FC Rossiyanka të Rusisë

0

Muajin e ardhshëm në Budva të Malit të Zi do të zhvillohet një turne shumë i rëndësishëm për futbollin e femrave. Në të do të marrë pjesë edhe skuadra kampione e Shqipërisë, Ada e Velipojës. Interesant është fakti se organizatore e këtij turneu është një nga ekipet më të mira të Europës në futbollin e femrave, kampionia e Rusisë FC Rossiyanka. Ajo ndodhet përpara ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampioneve teksa ka dalë në tetë më të mirat e saj. Sipas shortit të hedhur të këtij turi, ajo do ndeshet më 20 dhe 27 mars me ëolfsburg të Gjermanisë.

“Juban Danja” godet në merkato. Merr edhe 4 futbolliste të tjera

0
Objektivi i lartë për t'i fituar të dy trofetë e këtij sezoni, ka bërë që drejtuesit e ekipit të futbollit të femrave të "Juban Danjës" të bëjnë katër goditje të forta në merkato.Ditët e fundit, ata kanë bërë realitet...

“Juban Danja” fiton 5-0 miqësoren e sotme me Suharekën

0
Ashtu siç kemi lajmëruar, ekipi i futbollit të femrave të "Juban Danjës" sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin e Suharekës së Kosovës. E planifikuar për t'u luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi" ajo është spostuar në fushën...

“Juban Danja” të shtunën miqësore me Suharekën e Kosovës

0

Ekipi i futbollit të femrave të "Juban Danjës" do të zhvillojë një tjetër miqësore këtë fundjavë në prag të nisjes së ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Për këtë arsye, ditën e shtunë në orën 13.00 në fushën sportive "Reshit Rusi" do të luhet një miqësore teksa përballë ekipit shkodran do të jetë ai i Suharekës së Kosovës. Lajmi eshte bere i ditur per gazeten tone nga presidenti i kesaj skuadre Ferdinand Jaku. Kjo miqësore do t'i shërbejë trajneres Emanuela Jaku dhe stafit të saj për të parë edhe njëherë tjetër gjendjen e skuadrës.

Presidenti Jaku: “Juban Danja” edhe tre përforcime të tjera

0

Rritet edhe më tepër rivaliteti në mes dy ekipeve më të mira të futbollit të femrave në Shqipëri, Adës dhe Juban Danjës. E para ka marrë në rradhët e saj një trajner kampion si Dervish Haxhiosmanoviç ndërsa e dyta do kundërpërgjigjet me blerjen e tre futbollisteve të tjera. Lajmi bëhet i ditur nga presidenti Ferdinand Jaku që për gazetën online www.shkodrasport.com do të shprehej:

Dervish Haxhiosmanoviç zgjidhet trajneri i Adës së femrave

0

Dervish Haxhiosmanoviç do jetë trajneri I ri I ekipit të Adës në futbollin e femrave. Kampionia  në fuqi e futbollit të femrave më në fund e ka gjetur trajnerin e ri. Pankina e saj, kishte mbetur bosh prej disa ditësh pas dorëheqjes së trajnerit të mëparshëm Fatmir Axhani por ditën e djeshme ajo e ka gjetur zëvendësuesin. Ai është një emër mjaft I njohur për futbollin shkodran dhe atë shqiptar, pikërisht Haxhiosmanoviç, trajneri që me Vllazninë ka fituar tre trofetë e fundit, pikërisht titullin kampion në sezonin 2000- 2001, Superkupën në po atë sezon dhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 2007-08.