Sektori i edukimit pranë FSHF-së ka nisur sipas planit të përcaktuar vjetor kursin e radhës për liçensimin e trajnerëve me diplomën “UEFA B”.

Këtë radhë janë 40 pjesëmarrës të rregjistruar, mes të cilëve edhe 6 femra, që prej ditës së sotme e në vijim do të ndjekin rregullisht leksionet përkatëse.

Nder keta te fundit, jane edhe dy futbolliste shkodrane. Behet fjale per Paula Jakun qe luan serish me “Juban Danjen” por edhe ish- futbollisten e kesaj skuadre, Loreta Jaku.

Po ashtu, ne kete kurs jane edhe disa shkodranë te tjere qe duan te marrin liçensen e trajnerit.

Ky është kursi i 26-të që zhvillon sektori përkatës. Ai është programuar që të mbarojë në harkun e tri javëve.

Shefi i sektorit të edukimit dhe liçensimit pranë FSHF-së, Astrit Maçi, theksoi: “Nisëm sot, në shkollën e trajnerëve, kursin “UEFA B”, nr.26.

Ajo që mund të konstatojmë është fakti i një interesi shumë të madh të kursantëve për të patur një liçensë të tillë.

Natyrisht, gjatë kësaj kohe do të vazhdojmë sipas kalendarit përkatës edhe javët e programuara të kursit “UEFA Pro”, i cili, siç dihet, ka një shtrirje gjithëvjetore.

Në këtë kurs të nisur sot vlen të theksohet fakti që marrin pjesë edhe gjashtë vajza, të cilat kanë shfaqur dëshirën dhe janë rregjistruar për të ndjekur të gjitha orët teorike dhe praktike. Më pas do të pajisen me liçensën e trajnerit”.