Femrat: Ada shpallet “kampione e dimrit”, “Juban Danja” e dyta

0

Kampionia në fuqi e vendit në futbollin e femrave- Ada e Velipojës është shpallur edhe "kampione e dimrit" për sezonin aktual. Ajo e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit duke qenë në vendin e parë me dy pikë më shumë sesa Juban Danja e vendit të dytë. Ada, sot ka luajtur në Kamëz me ekipin e Dardanisë dhe ka fituar thellësisht me rezultatin 11-0. Në Shkodër ka luajtur ndërkohë skuadra e vendit të dytë- Juban Danja. Ajo ka pritur ekipin e Kinostudios që mbante deri më sot vendin e tretë në renditje. Megjithatë, diferencat në fushë mes dy ekipeve kanë qenë të mëdha.

“Juban Danja”- Ada, të hënën e ardhshme në “Loro Boriçi”

0

Supersfida e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, ajo mes ekipeve të "Juban Danjës" dhe Adës, do të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi" të hënën e ardhshme. Lajmi konfirmohet nga presidenti i ekipit të "Juban Danjës", Ferdinand Jaku. "Meqë është një ndeshje e rëndësishme, por për më tepër që luajnë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat më të mira të kampionatit, menduam se për t'i dhënë bukuri edhe më tepër kësaj ndeshje, ta zhvillojmë atë në stadiumin "Loro Boriçi".

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI