Vllaznia me të rinj sot për të mundur Shkumbinin

0

Tashmë është plotësisht e qartë. Vllaznia në takimin e sotëm ndaj Shkumbinit do luajë pa disa nga titullarët e saj të lënë pushim nga ana e stafit drejtues. Kjo nuk do thotë se ky është një “favor” që I bëhet peqinasve, përkundrazi. Nuk do luajnë kapiteni Belisha dhe pesë malazezët, të cilët janë lënë pushim nga ana e stafit drejtues. Në fushë do jenë disa lojtarë të rinj shkodranë të cilët kanë mundësi të tregojnë vlerat e tyre dhe për rrjedhojë, këtyre futbollistëve do t’u kërkohet patjetër fitorja. Kjo është deklarata që ka bërë trajneri I Vllaznisë Armir Grima në këtë pragndeshje kur ka thënë:

Vllaznia pretendente. Shfaqet edhe emri i Sulejman Starovës

0

Lëvizja e pare për Vllazninë e sezonit të ardhshëm është emërimi i trajnerit të ri të skuadrës. Jo më kot informacionet nga drejtuesit e Vllaznisë, vijnë pikërisht për të mbyllur çdo gjë deri në fund të këtij muaji. Edhe gjetja e trajnerit është e lidhur ngushtë me anën financiare që do të ketë skuadra shkodrane në dispozicion. Deri tani janë lakuar tre emra si kandidatura që mund të marrin drejtimin e skuadrës por që asnjëri prej tyre qoftëse Shëptim Duro, Ardian Kozniku apo Artan Bushati nuk është konfirmuar se ka patur takime zyratre me drejtuesit e Vllaznisë, ditët e fundit.

Edmond Gëzdari përmendet si kandidaturë. Klubi e mohon

0

Ditën e djeshme në ambjentin sportiv shkodran është përmendur emri I Edmond Gëzdarit si një kandidaturë e mundshme për postin e trajnerit të ardhshëm të Vllaznisë. Por ndërkohë, burime pranë klubit shkodran kanë bërë të ditur mbrëmë se kjo kandidaturë nuk është marrë asnjë herë në shqyrtim dhe për rrjedhojë nuk shihet as si mundësi. Megjithatë përmendja e këtij emri, e shton numrin e atyre që janë përmendur kohët e fundit për pankinën e ardhshme kuqeblu.

Bashkia Shkodër u kthen përgjigje negative ish-donatorëve të Vllaznisë

0

Pas jo pak përplasjeve në distancë, Bashkia Shkodër më në fund I ka kthyer përgjigje zyrtarisht gjashtë ish-donatorëve të Vllaznisë për një kërkesë që ata kishin bërë. Një përgjigje kjo që ka qenë negative dhe prandaj tashmë duhet pritur reagimi I ish-donatorëve. Historia nis gati 5 muaj më parë, kur 6 ish-donatorë të Vllaznisë depozituan në sekretarinë e Këshillit Bashkiak Shkodër një kërkesë për njohjen e kontributeve të tyre financiare tek klubi shkodran në vite. Valter Fushaj, Agron Çela, Xhevdet Amuli, Elvis Myftar Çela, Pjerin Fushaj dhe Flamur Hoxha me një shkresë zyrtare në muajin dhjetor kërkonin njohjen e kontributeve të tyre ose përkthimin e këtyre kontributeve në aksione tek klubi I futbollit. Kjo kërkesë e tyre prodhoi shumë debate në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak teksa këshilltarë të ndryshëm ngrinin zërin për mos ardhjen e kësaj shkresë në Këshill.

Kroati Vuk: Për inat të Rudi Vatës, më larguan nga Vllaznia

0

Aventura e tij te Vllaznia zgjati pak. Erdhi në janar dhe u largua pa u mbyllur sezoni (një javë më parë). Kroati Gordan Vuk nuk e kishte menduar kurrë se do të dështonte në Shqipëri. “Vija nga një ekip si Karlovac dhe isha lojtar i afirmuar në kampionatin kroat. Më trajtuan si mos keq pas largimit të trajnerit Vata. Në një ditë të bukur më thanë: ik nga hoteli, se nuk do të të paguajmë më”, – tregon mbrojtësi 24-vjeçar në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”. Ndër të tjera ai akuzon administratorin Shaba si destabilizues të situatës.

Vllaznia sytë nga Kastrioti për t’i marrë Inkangon dhe Dragoin

0
Drejtuesit e Vllaznisë ndonëse ende nuk kanë filluar zyrtarisht merkaton për sezonin e ardhshëm, duket se kanë nisur kontaktet e para me lojtarët që ata dëshirojnë të kenë në skuadër. Kështu, shkodranët mesa duket I kanë hedhur sytë nga...

Armando Vajushi gjithnjë e më larg Vllaznisë. Oferta nga Bundesliga

0

Vllaznia ka humbur shansin për të patur në gjirin e saj për sezonin e ardhshëm futbollistik talentin Armando Vajushi. Sulmuesi shkodran që aktivizohet me skuadrën e Liteksit në Bullgari ka patur një takim me menaxherin e skuadrës i cili ka bërë që atij ti ndryshojë 100% mendja dhe për menduar sërish rikthimin për në Shkodër. Pas një sondazhi që ëhstë zhvilluar në Bullgari se kush prej lojtarëve të kampionatit Bullgar pritet të shpërthejë sezonin e ardhshëm dhe të arrijë të shitet në kampionatet më të mëdha të europës, Vajushi ka marrë 70% të votave.

Federata- Bashkisë Shkodër: A mund të luajmë në “Loro Boriçi”?

0

Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ndërhyjë në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodër për të plotësuar kushtet e UEFA-s dhe FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares sonë aty. Problemet që ky institucion po has me "Qemal Stafën", e bëjnë të domosdoshme gjetjen e një stadiumi tjetër dhe ky i Shkodrës është më i mundshmi që kombëtarja jonë të luajë ndeshjet e saj. Për këtë arsye, sekretari i përgjithshëm i Federatës Eduard Prodani ka qenë sot në Shkodër për t'ui takuar me kryebashkiakun Lorenc Luka.Bashkebiseduesit kane rene dakort parimisht per te bashkepunuar si Bashki dhe Federate, ndersa eshte lene e hapur edhe ideja e partneritetit me Qeverine Shqiptare permes Ministrise se Sportit.

“Reforma” e Grimës jep rezultat, fitore bindëse dhe me gola

0

Nisur nga rezultati i thellë 3-0 ndaj Dinamos, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, të krijohet idela se për Vllaznisë ka qenë një fitore e lehtë dhe pa probleme. Por në fakt jo gjithçka ka qenë ashtu. Sigurisht që një ndër arsyet e këtij suksesi, ka qenë zhbllokimi i shpejtë i ndeshjes nga ana e kuqebluve, ku që në minutën e 8-të, ka qenë mbrojtësi arsen Sykaj, që kalon Vllazninë në avantazh. Por suksesi apo “çelësi” i kësaj fitoreje të thellë jashtë fushe, që është e para e këtij lloji për Vllazninë në këtë sezon, pa pësuar gol, duket se ka qenë “reforma” që trajneri Armir Grima ka bërë në formacionin e parë, duke lënë jashtë 18-esh disa nga blerjet e muajit janar. Kështu ndaj Dinamos, pamë një Vllazni më shumë shkodrane, e cila funksionoi mjaft mirë për 90 minuta, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim fitoren, e cila ka qenë bindëse, duke qetësuar dhe kampin shkodran për ndonjë rrezik të mundshëm për ndeshje shtesë në fund të këtij sezoni.

Vuk e Moreno ikin, Jabllan e shtyn për javën tjetër “biletën”

0

E kishim paralajmëruar dje dhe ashtu ndodhi. Dy nga futbollistët e huaj të Vllaznisë, Gordan Vuk dhe Sergi Moreno I kanë dhënë lamtumirën skuadrës shkodrane dhe qytetit. Ata kanë zhvilluar edhe seancën e paradites së djeshme dhe më pas, I janë drejtuar njërës prej bankave të qytetit sëbashku me administratorin e klubit Kujtim Shaba për të bërë likujdimet e fundit dhe janë larguar andej nga erdhën në janar të këtij viti. Nuk dihet pse gjithë ky nxitim për t’I larguar por meqë palët janë marrë vesh, nuk ka pse të merremi me këtë çështje. Ajo që na shqetëson ka të bëjë me një reagim të klubit shkodran në faqen e tij të internetit. Në një shkrim të gazetës sonë dje pikërisht në lidhje me këto largime, është përmendur fjala “fshesë” tek Vllaznia.