Lëvizja e pare për Vllazninë e sezonit të ardhshëm është emërimi i trajnerit të ri të skuadrës. Jo më kot informacionet nga drejtuesit e Vllaznisë, vijnë pikërisht për të mbyllur çdo gjë deri në fund të këtij muaji. Edhe gjetja e trajnerit është e lidhur ngushtë me anën financiare që do të ketë skuadra shkodrane në dispozicion. Deri tani janë lakuar tre emra si kandidatura që mund të marrin drejtimin e skuadrës por që asnjëri prej tyre qoftëse Shëptim Duro, Ardian Kozniku apo Artan Bushati nuk është konfirmuar se ka patur takime zyratre me drejtuesit e Vllaznisë, ditët e fundit. I fundit që qarkullon në Shkodër është Sulejman Starovën që ka qenë një ndër kandidatët kryesorë pas shkarkimit të ish-trajnerit Josa, vitin e kaluar. Për nisjen e bisedave me trajnerin e ri së pari duhet të përfundojë takimi mes bordit drejtues dhe kryetarit të Bashkisë, Luka.

Anton ZALLI