Vllaznia me formacion të plotë ndaj Tomorit

0

Për ndeshjen e rradhës ndaj Tomorit, skuadra shkodrane do të jetë e plotë në përbërjen e saj. Kuptohet me kontigjentin aktual sepse futbollistë të tillë si Hasani dhe Bardulla, i kanë dhënë fund sezonit me dëmtimet që kanë patur. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë, madje duke përfshirë këtu edhe malazezin Popoviç që duket se e ka lënë pas dëmtimin që e ka shqetësuar prej tre javësh. Edhe kapiteni Belisha i ka kaluar problemet shëndetësore që ka patur ndërsa Hajdari e Sykaj rikthehen nga pezullimet me kartona. Edhe tre futbollistët malazez që u lanë pushim nga ana e trajnerit Grima për ndeshjen me Skënderbeun, tashmë janë të gatshëm. E kemi fjalën për Petroviç, Brnoviç dhe Jabllan.

Superliga, shënojnë sërish Erjon Vucaj dhe Bekim Bala

0

Ashtu si në javën e kaluar, edhe sot kanë shënuar sërish futbollistët shkodranë që luajnë për skuadrat e tjera të Superligës shqiptare. Dhe janë sërish Erjon Vucaj e Bekim Bala që kanë bërë një gjë të tillë. Por nëse goli i Balës nuk ka patur dhe aq vlerë ngaqë skuadra e tij në fund është mundur nga Dinamo, goli i Vucajt mund të rezultojë si më deçizivi i këtij kampionati. Ai ka shënuar për Laçin në minutat e para të pjesës së dytë duke i dhënë fitoren kësaj skuadre pikërisht ndaj Teutës kryesuese të kampionatit. Vucaj është një lojtar që po spikat tek Laçi prej tre sezonesh duke treguar aftësi shumë të mira goditëse nga jashtë zone, ashtu siç veproi edhe sot kur shënoi një gol shumë të bukur.

Trajneri Grima: Bëmë më të mirën e mundshme ndaj Skënderbeut

0

Humbja e sotme në Korçë, në njëfarë mënyre ka qenë e pritshme në kampin shkodran nisur nga mungesat e shumta që ka patur Vllaznia për këtë ndeshje. Në fushë kanë qenë shumë lojtarë të rinj të cilët megjithatë kanë bërë një paraqitje të mirë. Edhe trajneri Armir Grima ka folur me tone pozitive pas ndeshjes në lidhje me paraqitjen e tyre. Për faqen zyrtare të klubit shkodran, ai ka thënë: "E dinim që ishte një ndeshje e vështirë ajo me Skënderbeun në Korçë. Vendasit kërkonin me ngulm pikët për të rimarrë kreun, ndërsa ne udhëtonim drejt Korçës me një ekip me shumë mungesa. Megjithatë, përgjithësisht jam i kënaqur nga paraqitja në fushën e lojës së djemve që u aktivizuan. Ata besoj u impenjuan maksimalisht me aftësitë e tyre.

Safet Osja: Vllaznia ta harrojë sa më shpejt këtë sezon

0

Ka luajtur për shumë vite me rradhë për skuadrën shkodrane dhe sigurisht që ndjen keqardhje për pozitat aktuale të Vllaznisë. Atij nuk I vjen aspak mirë që kjo skuadër përflitet edhe për rënie nga kategoria, përmendet shpesh për keq në media, ndërrohen shumë trajnerë, e gjëra të tjera. Safet Osja, ish-futbollisti kampion I kësaj skuadre që tashmë mban postin e drejtorit sportiv tek Ada, duke folur për Vllazninë e sotme do të shprehej: “Të them të drejtën, nuk më vjen aspak mirë kur e shoh Vllazninë në këtë gjendje.

Vajushi: Po pres përgjigjen e drejtuesve të Vllaznisë

0

Në janar ka lënë Vllazninë për të firmosur për Liteks në Bullgari por ngjyrat kuqeblu dhe Shkodra, i mungojnë shumë. Për këtë arsye, është gati të rikthehet sërish. Për ta bërë këtë gjë, do hiqte dorë nga shumë gjëra megjithatë dëshira e tij e madhe është për të ardhur dhe për ta nxjerrë Vllazninë kampione. Sëbashku me Sukajn dhe ndonjë gjë. Armando Vajushi e ka të qartë në mendjen e tij se çfarë don të bëjë. Duke folur për gazetën online www.shkodrasport.com, ai ka thënë: "Në Bullgari, sa i takon futbollit ndjehem mirë. Po luaj rregullisht dhe në aspektin profesional, kjo është shumë e rëndësishme. Por të them të drejtën, jam mërzitur jo pak me qëndrimin këtu. Duke qenë kështu, mund të lëviz ndoshta në fund të këtij sezoni sepse ofertat nuk më mungojnë".

Vllaznia: S’vodhëm gjë. E merituam fitoren me Apoloninë

0

Fitorja e së shtunës ndaj Apolonisë ka ardhur përmes një 11-metërshi të dhënë 9 minuta para përfundimit të kohës së rregullt nga ana e gjyqtarit Jorgji, por kjo nuk do të thotë se ata e kanë “vjedhur” atë. Komente të tilla në fakt janë bërë ditën e djeshme pas ndeshjes në media të ndryshme dhe sigurisht që nuk u ka pëlqyer shkodranëve. Futbollistë e drejtues, pavarësisht se nuk duan të dalim me emra, e pranojnë qartë se komente të tilla janë paksa “të tepruara”. Pikërisht për këtë çështje, njëri nga drejtuesit e Vllaznisë që nuk pëlqen të dalë me emër për të mos krijuar polemika të kota, duke dashur të vërtetojnë pretendimin  e fierakëve  se fitorja nuk u është “vjedhur”, thotë kështu:

Xhevahir Sukaj s’heq dorë: Kthimi te Vllaznia më ngacmon

0

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj vazhdon të mos heqë dorë nga ideja e kthimit të tij tek Vllaznia në fund të këtij sezoni. Një ide e tillë është shumë prezente në mendjen e tij pavarësisht se po luan rregullisht me ekipin e tij Sepahan në Iran, po shënon dhe pritet të fitojë trofe të rëndësishme siç është Liga e Kampioneve e Azisë dhe titull kampion i Iranit. Në një intervistë ekskluzive për gazetën online www.shkodrasport.com, ai ka folur për gjithçka që ka të bëjë me ecurinë e tij në Azinë e largët por edhe dëshirën e madhe për t'u rikthyer në Shkodër. Ja intervista e tij dhënë për gazetën tonë:

Skënderbeu- Vllaznia luhet të mërkurën në Korçë

0

Ndeshjet e javës së 23-të të Superligës shqiptare, do të zhvillohen në mesjavë, pikërisht të mërkurën. Ditë kur do të luhet edhe ndeshja në mes ekipit të Vllaznisë dhe Skënderbeut, takim ky që do luhet në Korçë. Objektivi i Vllaznisë për të marrë pikë edhe në këtë ndeshje do jetë sërish prezent por kuptohet që do jetë e vështirë ndaj njërës prej skuadrave më të mira të kampionatit. Por nga ana tjetër, shkodranët kanë treguar këtë sezon se ndaj ekipeve më të mira nuk mund të humbasin kollaj. Ata kanë barazuar në Tiranë me bardheblutë, kanë mundur djemtë e detit në Durrës. Edhe ndaj korçarëve, shkodranët kanë arritur të barazojnë dy herë në ndeshjet e kupës. Në këtë mënyrë, na mbetet të presim se çfarë rezultati do dhurojë ky takim.

Grima: Vllaznia tashmë më e qetë. Një fitore e rëndësishme

0

Trajneri i Vllaznisë Armir Grima është shfaqur shumë i çliruar në fundin e ndeshjes me Apoloninë pas trepikëshit të marrë. Një fitore që u kthen buzëqeshjen shkodrane pas dy humbjeve të fundit rradhazi. DUke folur në lidhje me ndeshjen e sotme, ja si është shprehur Grima në konferencën për shtyp: “Normalisht që emocionet ishin të mëdha për vetë mënyrën se si shkoi ndeshja. Unë falenderoj djemtë për karakterin që treguan në fushën e lojës atëherë kur ishin më keq, pikërisht në momentet kur mbetëm me 10 futbollistë. Patëm vështirësi në lojë pasi nuk arritëm të shfrytëzonim rastet që ne i krijuam për shënim.

Arsen Hajdari: Vllaznia dinjitoze deri në fund të sezonit

0

Skuadra shkodrane nuk ka më asnjë objektiv për pesë javët e mbetura të sezonit dhe në pamje të parë të duket sikur është “dorëzuar”. Por nuk mendon kështu, një nga lojtarët kryesor dhe kyç të këtij ekipi, Arsen Hajdari. Për të, çdo ndeshje e mbetur ka rëndësinë e vet, ku Vllaznia kërkon të jetë dinjitoze për të treguar vlerat e saj, edhe në këto kushte, kur kuqeblutë nuk kanë se çfarë të synojnë më, me përjashtim të renditjes në mesin “e artë” të tabelës së klasifikimit në kampionat. Lojtari më në formë i skuadrës shkodrane është i bindur se duke që ndaj Apolonisë, Vllaznia, jo vetëm do të kthehet tek fitorja, por edhe do të vazhdojë të ruajë këtë ritëm të paraqitjeve dinjitoze.