Fitorja e së shtunës ndaj Apolonisë ka ardhur përmes një 11-metërshi të dhënë 9 minuta para përfundimit të kohës së rregullt nga ana e gjyqtarit Jorgji, por kjo nuk do të thotë se ata e kanë “vjedhur” atë. Komente të tilla në fakt janë bërë ditën e djeshme pas ndeshjes në media të ndryshme dhe sigurisht që nuk u ka pëlqyer shkodranëve. Futbollistë e drejtues, pavarësisht se nuk duan të dalim me emra, e pranojnë qartë se komente të tilla janë paksa “të tepruara”. Pikërisht për këtë çështje, njëri nga drejtuesit e Vllaznisë që nuk pëlqen të dalë me emër për të mos krijuar polemika të kota, duke dashur të vërtetojnë pretendimin  e fierakëve  se fitorja nuk u është “vjedhur”, thotë kështu: “Nëse gjyqtari do donte të na ndihmonte, nuk kishte pse ta linte për në minutat e fundit të ndeshjes. Që në minutën e parë të ndeshjes, ai ka patur mundësi të japë një 11-metërsh tjetër në favorin tonë për prekje të topit me dorë nga një mbrojtës fierak Brenda zonës së rreptësisë. Po ashtu, edhe në rastin e marrjes së kartonit të dytë të verdhë nga Sykaj, që solli të kuqin pastaj, nëse gjyqtari do kishte predispozicionin për të na ndihmuar, këtë kartonin e dytë nuk do ta kishte dhënë sepse nuk ishte ndonjë ndërhyrje e rëndë. Përveç këtyre fakteve, është edhe ai tjetri, që ndaj futbollistëve tanë, Jorgji ka dhënë plot 4 kartona të verdhë ndonëse loja nuk pati asnjë moment agresiv ndërsa për fierakët vetëm dy. Këto fakte janë mëse të mjaftueshme për të kuptuar se Vllaznia nuk ka “vjedhur” asgjë në këtë ndeshje. Nuk kemi zhvilluar një ndeshje të përkryer, por kemi patur më shumë raste, kemi qarkulluar më shumë topin dhe nëse goli I fitores ka ardhur vetëm përmes 11-metërshit, kjo nuk do të thotë asgjë”. Ndërkohë, vetë trajneri Grima I pyetur në lidhje me këtë temë është shprehur: Në këto 6 ndeshje që unë do të drejtoj Vllazninë, e kam vendosur se nuk do merrem fare me çështjen e gjyqtarëve. Karton I kuq për Sykajn edhe mund të ishte edhe mund të mos ishte. Po ashtu edhe penalltia. Unë do zbatoj çdo vendim të gjyqtarit në këto ndeshje që kanë mbetur sepse mendoj se kështu është më mirë”. Kaq ka thënë për gjyqtarët, por drejtori sportiv I kuqebluve që tashmë po bën edhe punën e trajnerit, ndalet edhe tek gabimet e skuadrës së tij duke I evidentuar ato por njëkohësisht ka vend edhe për lëvdata për futbollistë të veçantë. “Vllaznia nuk është se bëri ndonjë ndeshje shumë të mirë ndaj Apolonisë. Ndoshta, nisur edhe nga rastet e pastra të humbura në fillimin e ndeshjes, tek futbollistët u krijua ideja se do fitonin lehtë. Më pas pati gabime, por ajo që dua të veçoj unë është shpirti I garës të tregoi skuadra pas mbetjes në fushë me 10 futbollistë. Unë dua t’I falenderoj futbollistët për shpirtin e garës që treguan dhe në veçanti kapitenin Belisha I cili vetëm dy ditë para ndeshjes ka bërë një operacion në gojë dhe prandaj të sakrifikonte për skuadrën duke qenë një nga më të mirët në fushë”-ka thënë Grima. Ai ndërkohë, tashmë më I qetë pas kësaj fitoreje, ka vazhduar të thotë se objektivi I Vllaznisë është të zërë vendin e pestë ose të gjashtë në renditje dhe kjo është e mundshme kur kanë mbetur edhe katër javë deri në fund të kampionatit.
Gjergj KOLA