Elvin Beqiri, gati firma me Vllazninë mbrëmjen e sotme

0

Elvin Beqiri, mbrojtësi që ka qenë pjesë e ekipit të Khazar Lankaran në kampionatin azerbajxhanas të futbollit, pritet që sot t’u kthejë një përgjigje pozitive drejtuesve të Vllaznisë. 31- vjeçari mësohet se sot do të thotë fjalën e fundit dhe mesa duket do të jetë një përgjigje pozitive. Burime pranë klubit kuqeblu bënë të ditur për gazetën se Beqiri pritet t’i bashkohet sot grupit të lojtarëve për të vijuar përgatitjet.

Zyrtare: Elvin Beqiri firmos për dy vite me vllazninë

0

Ashtu siç pritej dhe ka ndodhur. Elvin Beqiri ka firmosur pasditen e sotme për Vllazninë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi shkodran i cili ka saktësuar se prezantimi i kësaj blerje para medias do bëhet ditën e enjte në orën 10.00 në zyrat e klubit. Në këtë mënyrë me marrjen e këtij futbollisti, shkon në katër numri i blerjeve kuqeblu në këtë merkato vere pas Deliç, Nallbanit dhe Begajt. Vllaznia në këtë mënyrë ka filluar të plotësohet me lojtarët e kërkuar nga ana e trajnerit Duro.

Trajneri Duro: Jemi 60 % të plotësuar. Do ketë edhe largime

0

Vllaznia e re ka nisur nga puna. Ajo pasditen e djeshme në orën 18.00 ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”. Para nisjes së saj, drejtori sportiv Armir Grima ka prezantuar para skuadrës trajnerin Shpëtim Duro ndërkohë që ky i fundit me pak fjalë u ka folur futbollistëve për atë se çfarë i pret, për mënyrën si do punohet dhe shumë gjëra të tjera. Trajneri i kuqebluve ka folur më pas edhe për gazetarët e pranishëm duke dhënë disa detaje të skuadrës që ai do drejtojë tani e tutje. Pa përgjigjet e pyetjeve të adresuara atij:

Elvin Beqiri: Jam gati të firmos për Vllazninë. Kjo është shtëpia ime

0

Te Vllaznia vijon puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Drejtuesit e klubit shkodran kanë vijuar edhe dje takimet me lojtarët me të cilët kanë ndër mend që t’i kenë pjesë të formacionit të tyre. Nga sa mësohet, dje drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një takim me shkodranin Elvin Beqiri. Ish-lojtari i Kombëtares, i cili prej disa ditësh ndodhet për pushime pranë familjes së tij në Shkodër, dje ka marrë edhe ofertën zyrtare nga ana e drejtuesve më të lartë të klubit. Një ofertë, shuma e së cilës ende nuk dihet, por që mbrojtësi do ta shqyrtojë dhe do të japë përgjigje brenda pak ditësh. “Kam pasur kontakte me drejtuesit e klubit sot (dje) dhe kemi folur për mundësinë e kalimit tim pranë Vllaznisë. Natyrisht që e kam mirëpritur një ofertë të tillë nga ana e drejtuesve të klubit, por që të jem i sinqertë, jam në pritje të ndonjë oferte që mund të më vijë nga Azerbajxhani.

Klodian Duro, një hap larg firmës me Vllazninë

0

Klodian Duro dhe Kristian Dragoi janë shumë pranë firmës me skuadrën e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Mesfushori Duro pret vetëm të përfundojë aventurën evropiane me Tiranën, ndërsa nga sa mësohet u ka dhënë një përgjigje pozitive drejtuesve shkodranë, të cilët nuk e shikojnë të udhës për ta bërë publike nga ana e tyre. Kjo pasi lojtari ka ende një kontratë dhe pas përfundimit të takimeve të Ligës së Evropës do t’i japë fund me ekipin e Tiranës.

Elvin Beqiri: Vllazni, më prit deri më 15 korrik!

0

Mbrojtësi I njohur shkodran Elvin Beqiri mund të jetë blerja e madhe e Vllaznisë në këtë merkato vere. Lojtari aktualisht është pa skuadër ngaqë ka prishur kontratën ekzistuese me skuadrën e Khazarit dhe po prêt ndonjë mundësi tjetër. Zgjedhja e parë për të duket se do jetë sërish në Azerbajxhan teksa ka ndonjë sinjal që atje por nuk do presë gjatë. Deri në gjysmën e korrikut. Nëse nuk bëhet gjë atje, do të firmosë me Vllazninë. E ka thënë vetë ai teksa pohon që mbrëmjen e së hënës ka patur një takim me drejtuesit e klubit shkodran. Të gjitha këto, Beqiri I ka rrëfyer në intervistën e tij për gazetën online “shkodrasport.com”:

Armando Vajushi: Vllaznia mbetet zgjidhja ime e parë

0

Armando Vajushi me shumë gjasa do të jetë pjesë e Vllaznisë sezonin e ri futbollistik. 20- vjeçari i skuadrës së Liteksit në kampionatin bullgar pritet të gjejë zgjidhjen e duhur për rikthimin e tij te skuadra mëmë, ndërsa më parë do të duhet t’i bindë drejtuesit bullgarë për të marrë lejekalimin. Nga burime pranë klubit mësohet se Vajushi ka kohë që kërkohet nga ana e drejtuesve të Vllaznisë, madje këta të fundit ia kanë bërë të ditur atij edhe ofertën.

Vukçeviç- Osmani, një dyshe për të blinduar mbrojtjen kuqeblu

0

Vllaznia është e përqendruar maksimalisht në kampionatin malazez për të realizuar disa blerje shumë të rëndësishme. Pas Deliçit, një fantazist që vlerësohet shumë dhe është afruar me nota positive, radhën e ka mbrojtësi Nikolla Vukçeviç. Ky i fundit nuk është një lojtar i panjohur për drejtuesit aktual të skuadrës shkodrane. Duke u bazuar tek personat që janë duke realizuar merkaton, Vukçeviç njihet shumë mirë nga drejtori teknik, Armir Grima, po ashtu dhe nga administratori Kujtim Shaba. Karriera - Vukçeviç ka luajtur për skuadrën shkodrane në sezonin 2006-2007 dhe ka qenë një ndër qendërmbrojtësit më të mirë të skuadrës. Ai është një futbollist që ka luajtur me Buduçnostin që nga sezoni 2003 deri në 2011 duke llogaritur brenda kësaj periudhe shkëputjen kur erdhi tek Vllaznia.

Katër malazezët, gati padinë në UEFA për Vllazninë

0

Aventura e katër futbollistëvë malazezë që luajtën sezonin e kaluar me Vllazninë, duket se nuk do mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ivan Jabllan, Nenad Brnoviç, Gavrilo Petroviç dhe Braçan Popoviç, nuk kanë qenë shumë dakord me mënyrën si ka vepruar klubi shkodran për t’I gjobitur me një rrogë mujore për shkak të mungesës së arritjes së objektivit. Pikërisht për këtë, katër futbollistët malazezë janë duke bërë gati padinë për në UEFA kundrejt klubi Vllaznia. Lajmi bëhet I ditur nga vetë lojtarët përmes përfaqësuesve të tyre. Në fakt, I pari që e ka ngritur zërin ka qenë sulmuesi Ivan Jabllan. I ardhur në merkaton e janarit, ai firmosi një kontratë 6 mujore me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Vlera financiare e kësaj kontrate ishte 15 mijë euro. Deri këtu çdo gjë në rregull sepse palët kishin rënë dakord për kushtet e kontratës. Sipas kësaj kontrate, sulmuesi malazez do paguhej 3 herë nga 5 mijë euro. Dy këstet e para ai I ka marrë në kohën e duhur ashtu siç ishte e shkruar në kontratë.

Hidhet shorti i kampionatit, Vllaznia pret Skënderbeun më 25 gusht

0

Sot paradite është hedhur shorti i kampionatit të ri kombëtar të Superligës. Në pranë të drejtuesve të klubeve, ka qenë shefi i Sektorit të Garave Ilir Shulku ai që ka drejtuar këtë short. Interesant shumë fakti që në javën e parë të kampionatit, Vllaznia do të presë në "Loro Boriçi" pikërisht skuadrën kampione të vendit Skënderbeun e Korçës. Ky ishte fati i këtij shorti teksa po për javën e parë, Kukësi do presë Luftëtarin, Apolonia do presë Kastriotin, Bylisi ekipin e Flamurtarit, Laç ekipin e Besës, Tomori do presë Tiranën dhe Shkumbini do presë Teutën.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI