17 vjeçari Çoba nga AAS në një Akademi të njohur turke

0

Mehdi Çoba i datelindjes 09.03.2000 ka kaluar nje testim ne Turqi dhe tashme ka siguruar kalimin nga skuadra AAS ne Shkoder ne nje akademi te rendesishme futbolli ne Turqi.I pyetur lidhur me kete arritje,kembeshpejti shkodran qe i pershkruan 100 m me pak se 11.5 sekonda eshte shprehur i lumtur qe do te vazhdoj karieren jashte Shqiperise.

“Shkodra 2006” humb ndaj Dinamos së Zagrebit në turneun e Maqedonisë

0

Ekipi kampion i Zonës së Veriut të Shqipërisë për grupmoshën U-9, pikërisht Shkodra 2006, ka arritur të bëjë një paraqitje shumë të mirë në turneun e Maqedonisë ku mori pjesë. Ai ka mbërritur deri në gjysmëfinale ku është eliminuar nga Dinamo e Zagrebit me rezultatin 0-2. Kjo e fundit siguroi daljen në finale ku është mundur nga Akademia e Arsenalit.

Kampionatet e kombëtareve Rajonale, asnjë ekip i Shkodrës fitues

0

Është mbyllur me sukses edicioni i parë për Kampionatin Kombëtar Rajonal, i cili ngriti sipar në datën 15 qershor 2017 për moshat U-17, U-15 dhe U-13, me pjesemarrjen e 18 përfaqësueseve nga të gjitha zonat rajonale të Shqipërise. Ky kampionat do të shndërrohet në një traditë të përcdovitshme me të gjithë ekipet kombëtare të moshave rajonale, të cilët gjatë gjithë sezonit ezaurojnë një volum pune të jashtëzakonshëm dhe që kalojnë në disa faza selektimi deri në konfigurimin e plotë të ekipeve kombëtare.

Vllaznia U-16 i mund të gjithë dhe shpallet kampione e Shqipërisë

0

Një tjetër sukses për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ekipi U-16 i saj që merr pjesë në kampionatin e 17 vjeçarëve, pasi është shpallur pak kohë më parë kampion i Zonës së Veriut, sot pasdite është shpallur edhe Kampione e Shqipërisë. Ky ka qenë verdikti i turit final të ndeshjeve që u zhvilluan në Elbasan. Ky tur ka patur tre skuadra që kanë kërkuar titullin kampion, Vllaznia, Elbasani dhe Shkëndia e Durrësit.

Kampionati i kombëtareve rajonale, fiton vetëm Shkodra U-17

0

Janë luajtur ndeshjet e treta të kampionatit që po zhvillohet në mes ekipeve kombëtare rajonale. Ekipet e zonës së Shkodrës takimet e rradhës i kanë luajtur ndaj atyre të Korçës dhe ato janë zhvilluar në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz. Nga tre ekipet tona, vetëm ai U-17 që drejtohet nga Edi Martini ka fituar këtë javë.

Vllaznia U-16 kalon Tiranën dhe e sheh veten në finale

0

Pas përfundimit të kampionateve të Ligës Amatore sipas zonave, ka nisur së fundi edhe play off-i i kampionatit kombëtar të saj. Ekipet kampione sipas zonave janë duke u ndeshur në Tiranë për të caktuar kësisoj se kush do të jetë ekipi kampion i këtij sezoni. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Vllaznia U-16 është ndeshur me Tiranën.

Kombëtaret e moshave, fiton Martini, barazon Sinani, humb Beqiri

0

Ditën e djeshme janë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë të kampionatit të ekipeve kombëtare rajonale. Në Kamëz, ekipet e Zonës së Shkodrës janë ndeshur me ato respektive të Fierit me të cilat kanë arritur të fitojnë një ndeshje, të barazojnë një dhe të humbasin një. Më i suksesshmi këtë javë ka qenë ekipi U-17 që drejtohet nga trajneri Edi Martini. Ai ka mundur përfaqësuesen e Fierit me rezultatin e thellë 5-1.

Nis kampionati i kombëtareve rajonale. Fiton vetëm Shkodra U-15

0

Pasditen e sotme në Shkodër, Elbasan dhe Fier kanë nisur kampionatet e ekipeve përfaqësuese rajonale të cilat zhvillohen për të tre grupmoshat, ato U-13, U-15 dhe U-17. Në Shkodër, pikërisht në "Loro Boriçi" kanë luajtur ndeshjet e para të tre ekipet e Zonës së Veriut dhe përballë, sipas shortit të hedhur, kanë qenë tre ekipet e Zonës së Durrësit.

Liga Amatore shpall ekipet kampione të sezonit 2016-17

0

Kampionatet e Ligës Amatore të Zonës së Veriut sot kanë ulur siparin e tyre duke shpallur edhe më të mirët. Ka ndodhur kështu pas përfundimit të ndeshjeve finale dhe më pas është zhvilluar ceremonia përkatëse e vlerësimit të ekipeve më të mira por edhe të lojtarëve më të mirë. Kështu, në kategorinë U-9, kampion është shpallur ekipi "Shkodra 2006" i cili pak kohë më parë u shpall edhe fitues i kupës "Esat Rakiqi".

Enes Isufi, mbrojtësi i kombëtares U-19 që e nisi karrierën si sulmues

0

Në futboll jemi mësuar që futbollistët t'i njohim nga pozicionet që mbajnë në fushë. Të gjithë e kemi të qartë se kush është portieri, mbrojtësi, mesfushori apo dhe sulmuesi. Por ka edhe ndryshe.Bekim Balaj e ka nisur karrierën e tij si portier por më pas, në një ditë të zakonshme, një nga trajnerët që ka punuar me të tek moshat e Vllaznisë, pikërisht ish-kapiteni i saj Astrit Prençi, e provoi në sulm dhe aty mbeti.