Alarm! Po shkatërrohet Akademia Vllaznia
Opinion nga Alban Hasani

Presidenti Çela premton 4 milionë lekë për kampionët e U-17

Suksesi I ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia që të shtunën kurorëzoi të tretin titull kampion rradhazi, nuk ka kaluar në heshtje nga ana e drejtuesve të klubit. Nga sa bëhet e ditur, presidenti I klubit Agron Çela I ka premtuar trajnerit të këtij ekipi Entri Çaku një shpërblim prej 4 milionë lekësh për suksesin e arritur. Natyrisht që një lajm I tillë I ka entuziasmuar të gjithë pjestarët e këtij ekipi kampion, jo aq për shumën që do përfitojnë sesa për interesimin e klubit në adresë të tyre. Ndërkohë bëhet e ditur se premio e akorduar për Vllazninë U-17 mund të kalojë këto ditë në duart e futbollistëve dhe stafit drejtues, megjithatë këta të fundit me shumë mundësi nuk do ta shpërndajnë atë.
Jam me Zmijanin, tek moshat duhet loja jo rezultati

Opinion nga Bardh Maçi* - Ndonëse jam larg nga Shkodra, sigurisht që nuk mund të shkëputem nga ajo dhe futbolli i saj. Për rrjedhojë, përmes internetit jam në lidhje të drejtëpërdrejtë me atë çfarë ndodh çdo ditë dhe në çdo moment aty. Kam ndjekur me interes po përmes internetit edhe emisionin e fundit "Sport Arena" në televizionin Rozafa.
Katër Kupa me emrin e Halepjanit, Zmijanit, Hallunit dhe Gjonit

Të shtunën kanë përfunduar katër kupat e organizuar nga Zyra Rajonale e FSHF-së me ekipet e moshave të zonës së Shkodrës. Inisiativa e shefit të kësaj zyre Hysen Zmijani është karakaterizuar nga një garë shumë e fortë mes ekipeve për disa javë me rradhës derisa është mbërritur në takimet finale. Ato janë zhvilluar të gjitha ditën e shtunë. Kanë qenë katër kupa, ato për grupmoshat 11, 13, 15 dhe 19 vjeçare të cilat kanë mbajtur edhe emrat e katër futbollistëve të njohur të Vllaznisë si Ernest Halepjani, Sadetin Zmijani, Qamil Halluni dhe Kol Gjoni. Në finalen e kupës së 11 vjeçarëve që ka mbajtur emrin e Kol Gjinit, ish-mbrojtësit të Vllaznisë së viteve '50, në finale kanë dalë ekipet Brian's dhe Rozafa. Ka fituar përmes gjuajtjeve së penalltive Rozafa me trajner Erjon Hasajn.
Ferid Borshi refuzon postin e drejtorit të Akademisë Vllaznia

Lajmi i fundit: Vllaznia U-15 fituese e turneut të Austrisë

Ka përfunduar sot në Austri turneu ndërkombëtar I moshave “World Sports Festival 2012” ku siç dihet morën pjesë edhe disa ekipe nga Shkodra ndër të cilët edhe 4 ekipet e Akademisë Vllaznia, dy të 15 vjeçarëve dhe dy të 12 vjeçarëve. Nga sa bëhet e ditur, paraqitjen më të mirë nga këto ekipe e ka bërë ekipi I 15 vjeçarëve kuqeblu me trajner Alban Volumin që ka zënë vendin e parë në këtë grupmoshë duke merituar edhe kupën përkatëse.
Ada U-12 fituese e kupës kushtuar Ardian Arrës

Vllaznia A kampione e Zonës së Veriut për 12 vjeçarët

Më 9 maj në Shkodër aktiviteti “Gol- Europa”

Kompleksi sportiv "Zmijani", në partneritet me Federaten Shqiptare të Futbollit, Bashkinë Shkodër dhe Qendrën e Informimit të BE Shkodër do të organizojnë një aktivitet shumë të bukur sportiv ditën e mërkurë. Pikërisht Konkursin Sportiv mes Shkollave të Mesme Shkodër të emërtuar "Gol - Europa" në kuadër të 9 majit ditës së Evropës. Ky aktivitet do të zhvillohet më 9 maj 2012 ora 17:00 në Rrugën "Idromeno"- Pedonale Shkodër. Konkursi do të zhvillohet në 4 disiplina- testime.Në fund të testimeve do shpallen edhe fituesit. Vendi i parë, lojtari fitues merr kupen dhe 50.000 Lekë të reja. Vendi i dytë fiton një komplet sportiv dhe një pale këpucë futbolli. Ky konkurs do të sponsorizohet nga Kompleksi Sportiv “ZMIJANI” dhe Banka “Societe General” nën Kujdesin e ish- futbollistit të Vllaznisë dhe të Kombetares Shqiptare z. Hysen ZMIJANI.