Janë luajtur ndeshjet e treta të kampionatit që po zhvillohet në mes ekipeve kombëtare rajonale. Ekipet e zonës së Shkodrës takimet e rradhës i kanë luajtur ndaj atyre të Korçës dhe ato janë zhvilluar në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz. Nga tre ekipet tona, vetëm ai U-17 që drejtohet nga Edi Martini ka fituar këtë javë.

Madje me rezultatin e thellë 4-1 ndaj korçarëve. Pas javës së tretë, ekipi i zonës së Durrësit ka 7 pikë dhe udhëheq renditjen ndërsa Shkodra është në vendin e dytë me 6 pikë dhe natyrisht që është në garë për vendin e parë dhe shpalljen kampion në këtë kampionat që po organizohet nga FSHF. Ndërkohë, në kampionatin e 15 vjeçarëve, ekipi shkodran që drejtohet nga Vioresin Sinani ka barazuar 2-2 ndaj Korçës. Shkodranët kanë pesë pikë në tre ndeshje, me një fitore dhe dy barazime të arritura. Sakaq, Shkodra U-13 çuditërisht ka humbur këtë herë me rezultatin e thellë 5-0 duke shfaqur jo pak dobësi në fushë, ndërsa nga ndeshjet e para ku shfaqi formë të mirë sportive.

© shkodrasport.com