Vllaznia U19 ia doli të triumfojë 4-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke mposhtur 4-0 Shënkollin.

Një sfidë pa shumë histori kjo, edhe pse pritej ndryshe..Më shumë se sa vetë rezultati, do mbahet mendja  loja e Shënkollit.

Siç duket në pamje, futbollistët e Shënkollit nuk tregohen aspak “Fair Play”, duke bërë ndërhyrje tejet të ashpra. Rastet nuk ishin një apo dy, por shumë të përsëritura gjatë sfidës.

Gjithsesi, në fund shkodranët morën atë që deshën: Kualifikimin. Vllaznia U19 synon që t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni, teksa tani kemi hyrë në fazën finale.

https://fb.watch/3hG2oQT67N/