Ekipi kampion i Zonës së Veriut të Shqipërisë për grupmoshën U-9, pikërisht Shkodra 2006, ka arritur të bëjë një paraqitje shumë të mirë në turneun e Maqedonisë ku mori pjesë. Ai ka mbërritur deri në gjysmëfinale ku është eliminuar nga Dinamo e Zagrebit me rezultatin 0-2. Kjo e fundit siguroi daljen në finale ku është mundur nga Akademia e Arsenalit.

Vetë këto emra tregojnë më së miri rëndësinë e këtij turneu ku kanë marrë pjesë edhe fëmijët shkodranë. Në turneun “Balkan Promises” që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë, morën pjesë shumë ekipe. Shkodranët u përfaqësuan me një ekip miks me lojtarë të ekipit Shkodra 2006 të drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi dhe me disa të tjerë nga Akademia e Adës me trajner Etrit Nikën. Fakti që kanë shkuar deri në gjysmëfinale vërteton atë që paraqitja ka qenë shumë e mirë. Përpos kësaj, Shkodra 2006 është vlerësuar edhe me një diplomë si ekipi më fair-play.
© shkodrasport.com