Grima: S’mund ta mbajmë Vajushin se vendos kontrata

0

Vllaznia nuk ka dëshirë ta lëshojë Vajushin  dhe asnjë futbollist tjetër por kjo varet nga kontratat që kanë të nënshkruara. I është përgjigjur në këtë mënyrë drejtori sportiv I klubit shkodran Armir Grima, pyetjes se çfarë po bëhet me skuadrën kuqeblu e cila në vend që të forcohet, po dobësohet me largimin e lojtarëve të saj kryesorë. Të gjitha këto ai I ka bërë të ditura në intervistën e tij për “Shkodra Sport” ditën e djeshme kur ka thënë:

Vajushi: Ika se Vllaznia s’po bën blerje

0

Lojtari i Vllaznisë Armando Vajushi përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social "facebook", ka dhënë edhe arsyet pse vendosi të lërë skuadrën shkodrane për Liteksin e Bullgarisë. Ndër komentet që ka bërë ai, ndër të tjera ka shpjeguar se ka zgjedhur Liteksin ngaqë kështu kanë vepruar më parë edhe futbollistët e tjerë të kombëtares shqiptare si Lala, Skela, Beqaj, Bushi etj duke i ngjitur shkallët e karrierës një e nga një.

Vllaznia tani vlen 2.8 milionë dollarë

0

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shkodër është miratuar edhe kalimi i fushës "Reshit Rusi" si aset i klubit të futbollit e po ashtu edhe vlera e stemës së klubit Vllaznia dhe të gjitha këto sëbashku e kanë çuar tashmë vlerën e këtij klubi në 2.8 milionë dollarë. Vlera e truallit ku është e ndërtuar kjo fushë bashkë me investimin që është bërë vitin e kaluar dhe të gjitha këto sëbashku kanë kapur një vlerë tek 2 milionë dollarët.

Vllaznia, tre brazilianë mbërrijnë më 4 janar

0

Skuadra shkodrane është në pritje të tre futbollistëve brazilianë që do vijnë për provë. Ardhja e tyre ishte planifikuar më datë 22 dhjetor por festa e Krishtlindjes, ka bërë që ata ta shtyjnë ardhjen e tyre. Nga kontaktet që kanë patur me drejtuesit e Vllaznisë, është rënë dakord që ata të mbërrijnë tashmë më 4 janar dhe një ditë më pas, do udhëtojnë me ekipin drejt Malit të Zi. Menaxherët që duan t’I sjellin kanë hyrë garant për nivelin e tyre dhe jo më kot ata kanë marrë përsipër t’u paguajnë nga 2500 dollarë bileta sepse janë të bindur që do ta kalojnë këtë provë. Nuk bëhen të ditur emrat e tyre megjithatë thuhet se njëri luan në mbojtje, tjetri organizator në mesfushë dhe tjetri në sulm.

Klubi Vllaznia s’ndërron mendje për Sukajn. S’ka vend në skuadër

0

U mendua se me kalimin  e ditëve gjërat do ndryshonin por nuk do ndodhë kështu. Xhevahir Sukaj edhe pas dhjetorit nuk është në planet e Vllaznisë. Vetë lojtari por edhe opinion sportiv shkodran ka menduar ndoshta se nisur edhe nga nevoja që ka skuadra për një sulmues të tilë, ai do falej. Megjithatë nuk po ndodh kështu dhe nuk ka gjasa të ketë zhvillime të tilla edhe në ditët në vazhdim. Por pezullimi I lojtarit zgjat deri në muajin shkurt, por trajneri Vata ka qenë ai që ka dhënë OK-inë për lejimin e largimit të këtij sulmuesi.

Kapllanaj: Dimo është i Bylisit, s’shkon te Vllaznia

0

Nëse në Shkodër kanë filluar ta bëjnë punë të kryer kalimin e Dimos tek Vllaznia por pritej përgjigja e kryebashkiakut- president Luka, në Ballsh mendojnë ndryshe. Ka qenë vetë presidenti i këtij ekipi Besnik Kapllanaj që pikërisht për këtë çështje, është shprehur kështu në një nga të përditshmet sportive: "Unë nuk kam dashur ta besoj se Dimo do shkojë në Shkodër edhe sepse ai ka kontratë me Bylisin dhe për më tepër është lojtari kryesor i ekipit tonë. Po ashtu kam kontaktuar edhe me drejtues të Vllaznisë dhe ata më kanë pohuar se nuk ka asgjë të vërtetë në ato çfarë shkruhet.

Klubi Vllaznia, ja kush janë 10 sportistët më të mirë të vitit

0

Pasditen e sotme në ambjentet e Grand Hotel "Europa" do të zhvillohet ceremonia e shpalljes së "10 sportistëve më të mirë të vitit 2011" për klubin shumësportësh Vllaznia. Ky është një ritual i përvitshëm i drejtuesve të këtij klubi, që në dallim nga klubi i futbollit që i harron sportistët e tij, ai i vlerëson me këtë anketë por edhe me çmimet që jep.

Vllaznia pret përgjigjen e kryebashkiakut Luka për Dimon

0

Kanë avancuar bisedimet mes Vllaznisë dhe kapitenit të Bylisit Amarildo Dimo. Gjërat kanë shkuar deri në atë pikë, saqë gjithçka tanimë, është në dorë të kryebashkiakut Lorenc Luka, njëkohësisht edhe president i ekipit të futbollit shkodran. Kjo konfirmohet nga burime të sigurta, që tani nuk flitet më, për interesim të ndërsjelltë, por për kontakte dhe biseda konkrete mes palëve.

Skënderbeu- Sukajt: S’të marrim me “borxhe”. Zgjidhi punët me Vllazninë!

0

Kur dukej e kryer puna e kalimit të Xhevahir Sukajt tek Skënderbeu, gjërat kanë marrë rrjedhë krejt tjetër. Arsyeja është vlera financiare që lojtari duhet të derdhë në klubin shkodran për të qenë i lirë. Dhe kjo vlerë nuk është e vogël por bëhet fjalë për plot 50 mijë euro. Në kushte të tilla, një ekip shqiptar nuk e ka ndër mend të shpenzojë një shumë kaq të madhe për blerjen e kartonit të një lojtari kur ka parasysh se edhe kërkesat financiare të tij janë të larta.

Ish-donatorët e Vllaznisë: Na i njihni kontributet tona!

0
  Gjashtë  ish-donatorë të Vllaznisë përmes një kërkese të posaçme, i kanë kërkuar Këshillit Bashkiak Shkodër njohjen e të gjitha vlerave financiare si shpenzime gjatë viteve që kanë kontribuar për këtë klub. Kërkesa është firmosur nga Valter Fushaj, Agron...