Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shkodër është miratuar edhe kalimi i fushës “Reshit Rusi” si aset i klubit të futbollit e po ashtu edhe vlera e stemës së klubit Vllaznia dhe të gjitha këto sëbashku e kanë çuar tashmë vlerën e këtij klubi në 2.8 milionë dollarë. Vlera e truallit ku është e ndërtuar kjo fushë bashkë me investimin që është bërë vitin e kaluar dhe të gjitha këto sëbashku kanë kapur një vlerë tek 2 milionë dollarët. Por në mbledhjen e djeshme, krerët e Bashkisë kanë kaluar si aset të shoqërisë aksionere Vllaznia edhe stemën e klubit e cila sipas ligjit në fuqi kap vlerën e 30 për qindëve të vlerës aktuale. Që do të thotë se stema e Vllaznisë kushton 63 milionë lekë të reja. Duke I shtuar gjithë këtyre shifrave edhe 18 milionë lekët që Bashkia Shkodër ka hedhur si aksione deri tani, e gjithë shuma ka mbërritur në 2.8 milionë dollarë. Kuptohet që në ditët në vazhdim, do ketë edhe përllogaritje të tjera, si vlera e futbollistëve aktuale, historia e trofetë ndërkohë që stadium “Loro Boriçi” nuk do kalojë në varësi të klubit të futbollit por do mbetet si pronë e Bashkisë Shkodër. Megjithatë, Vllaznia deri tani e ka rritur vlerën e saj në 2.8 milionë dollarë.

www.shkodrasport.com