FAQJA E PARE FUTBOLLNis puna për sezonin e ri, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvillon...

Nis puna për sezonin e ri, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvillon takimin e parë me Shoqatat sportive

Për shumëkënd është periudhë pushimi, por shumë prej Shoqatave sportive në Shkodër kanë nisur tashmë punën dhe po bëhen gati për sezonin e ri futbollistik. Ndërkohë edhe Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër po ecën me të njëjtin ritëm dhe tashmë ajo po bashkërendon punët për një sezon sa më të mirë.

Ditët e fundit është zhvilluar edhe një takim me përfaqësuesit e të gjitha Shoqatave që janë anëtare të saj teksa janë diskutuar për disa çështje që kanë të bëjnë me organizimin e kampionateve, por edhe me përpjekjet për një nivel më të lartë përfaqësimi në të gjitha aspektet. Për temat e diskutuara, ka dhënë më shumë informacion vetë SHRFSH përmes një publikimi në faqen e saj ku shkruhet:

“Zhvillohet mbledhja e parë me trajnerët për sezonin 2026–2027.

Në sallën e konferencave të stadiumit “Loro Boriçi”, më datë 21.08.2026 u zhvillua mbledhja e parë e sezonit sportiv 2026–2027 me trajnerët e ekipeve që marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër.

Takimi shënoi nisjen zyrtare të një sezoni të ri futbollistik dhe kishte në fokus organizimin e aktiviteteve, koordinimin me klubet dhe akademitë, si dhe përmirësimin e mëtejshëm të punës me grupmoshat e reja.

Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me organizimin e kampionateve rajonale, rregulloret, kalendarin e aktiviteteve, dokumentacionin e ekipeve dhe lojtarëve, si dhe me përgjegjësitë e trajnerëve gjatë sezonit të ri.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zhvillimit të futbollit të moshave, rritjes së cilësisë së përgatitjes së lojtarëve të rinj dhe krijimit të një klime sa më pozitive sportive, ku në qendër të vëmendjes të jetë fëmija, zhvillimi i tij dhe edukimi përmes sportit.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, klubeve, akademive dhe trajnerëve, me synimin për të ngritur më tej standardet e futbollit në qarkun e Shkodrës.

Sezoni 2026–2027 nis me energji të reja, objektiva të qarta dhe dëshirën për të vazhduar punën në funksion të zhvillimit të futbollit dhe të brezave të rinj.

Suksese të gjithë trajnerëve, klubeve dhe sportistëve për një sezon sa më të mbarë! Bashkë për një futboll më të mirë në Shkodër!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments