“Ngri- shkri”, mes kompanisë “Gea Sport” dhe Bashkisë Shkodër

0

Lëvizje të çuditshme tek Vllaznia. Pas polemikave të ditës së djeshme në mes dy përfaqësuesve të kompanisë "Gea Sport", tashmë debati duket se është spostuar në aksin Bashki- "Gea Sport". Pas zhurmës së djeshme, mësohet se kryebashkiaku Lorenc Luka ka kontaktuar përmes telefonit me presidentin e kësaj kompanie Roberto Nava dhe pas ndonjë mosmarrëveshje të vogël mbrëmë, ditën e sotme është rënë dakord që të vazhdohej puna. Për këtë, po ashtu dy palët kanë rënë dakord të dalin edhe me një deklaratë për shtyp. E kur pritej që ajo të bëhej publike dhe dy palët të deklaronin vazhdimin e kontratës së bashkëpunimit, ndodh diçka.

Polemika tek Vllaznia në mes përfaqësuesve të kompanisë “Gea Sport”

0

Nisin polemikat tek Vllaznia. Ende pa filluar mirë punë, kompania zviceriane "Gea Sport" ka nisur përplasjet brenda- përbrenda. Mësohet se ditën e sotme ka patur një mosmarrëveshje në mes njeriut që pritet të jetë administratori i KF Vllaznia, pikërisht Ardian Grabovës dhe zëvendëspresidentit Isufi. Arsyeja duket se ka të bëjë me kompetencat e njërit apo të tjetrit si dhe për ndërhyrje tek stafi drejtues sa i takon litës së futbollistëve. Grabova përmes një prononcimi telefonik për "Antena Nord" ka paralajmëruar largimin e kompanisë "Gea Sport" nga Vllaznia duke aluduar edhe për mosmarrëveshje me Bashkinë Shkodër.

Prefekti Radovani firmos kontratën e Bashkisë me “Gea Sport”

0

Merr fund ankthi i drejtuesve të kompanisë "Gea Sport". Këta të fundit tashmë janë më të qetë sepse paraditen e sotme prefekti Paulin Radovani ka firmosur akt- marrëveshjen në mes Bashkisë Shkodër dhe kompanisë zviceriane “Gea Sport”. Prefekti e kishte premtuar një gjë të tillë dhe sot gjithçka është mbyllur ashtu si duhet teksa është hedhur firma e shumëpritur. Që do të thotë se tashmë edhe zyrtarisht pala zviceriane ka marrë në dorë administrimin e klubit shkodran.

Vllaznia mbyllet seleksionimi i parë. Ikin Tushe dhe disa të tjerë

0

Kanë mjaftuar vetëm dy ditë stërvitje që trajneri Baldo Raineri të bëjë seleksionimet e para tek Vllaznia. Pas seancës të paradites së sotme, është bërë e ditur edhe lista e futbollistëve që do të vazhdojnë stërvitjen ndërkohë që është bërë po ashtu e ditur edhe lista e futbollistëve që do të largohen nga skuadra sepse nuk bëjnë pjesë në planet e stafit drejtues.  Kështu në listën e të larguarve bëjnë pjesë edhe disa prej futbollistëve të ardhur për provë si tiranasit Tushe e Sulollarim kosovarët  Uran Shala dhe Renet Gjini por edhe vëllezërit Xhek dhe Xhoni Molla.

Vllaznia nis stërvitjen. 9 futbollistë të rinj në provë

0

 

Vllaznia më në fund ka nisur nga puna. Ndonëse disi me vonesë, stafi I ri I kësaj skuadre, I përbërë nga katër trajnerë italianë, nuk ka kërkuar të humbasë më shumë kohë dhe paraditen e së shtunës ka zhvilluar seancën e parë me skuadrën. Ajo është zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” dhe në të ka rënë në sy prania e një numri të madh futbollistësh. Disa prej tyre ishin të rinj të ardhur nga Akademia Vllaznia, të tjerë ishin të ardhur për provë ndërkohë që ishin të pranishëm dhe zhvilluan edhe stërvitjen e parë me kuqeblutë edhe portieri Shpëtim Moçka e mesfushori kosovar Rijat Shala dhe mesfushori tjetër Xhon Grabova. Këto dy futbollistë pritet të jenë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri.

Çështja “Vllaznia”, polemika në distancë me prefektin Radovani

0

Pavarësisht dëshirës për t’I dhënë zgjidhje sa më parë situatës tek Vllaznia, ajo në fakt nuk ka filluar të lëvizë. Pritej që sot të ishte në Shkodër trajneri Raineri bashkë me stafin e tij për të filluar punë me skuadrën por kjo nuk ka ndodhur. Arsyeja që jepet nga drejtuesit e klubit është mosgjetja e biletave të avionit dhe mbërritja e tyre është shtyrë për pasditen e së premtes. Kjo do të thotë që stërvitja e parë e ekipit mund të shtyhet për të të shtunën paradite. Një situatë e tillë ka shkaktuar njëfarë pasigurie për futbollistët që duan të dinë sa më parë për të ardhmen e tyre.

Isufi & Grabova: Do mbajmë premtimet për një Vllazni pretendente

0

Dy drejtuesit e rinj te Vllaznise, zevendespresidenti Isuf Isufi dhe administratori Ardian Grabova sot kane dale para gazetarëve ne nje konference per shtyp per te shpjeguar ate se cfare po ndodh me merkaton. "Jemi pak te vonuar me merkaton por do te bejme me te miren e mundshme. Kam shume besim tek projekti I z.Nava dhe prandaj kam marre persiper kete detyre. Nese ai nuk realizohet ashtu si duhet, do jem une I pari qe do largohem por kam shume besim se do te ndertojme nje Vllazni pretendente per Kupat e Europes"-ka thene Isufi.

Zyrtare: Vllaznia kalon nën administrimin e kompanisë “Gea Sport”

0

Klubi Vllaznia që prej ditës së sotme ka kaluar në duart e kompanisë zviceriane “Gea Sport”. Mes palëve është firmosur kontrata e bashkëpunimit e cila do të ketë një afat dyvjeçar, me të drejtë shtrirje edhe për një të tretë. Paraditen e sotme për këtë arsye është zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe e Këshillit Bashkiak Shkodër ku ka marrë pjesë edhe presidenti I kompanisë zviceriane Roberto Nava, përfaqësuesi ligjor Ardian Grabova, trajneri Baldo Raineri dhe disa avokatë të kësaj kompanie.

“Gea Sport”: Ja si do të funksionojë Vllaznia e ardhshme

0

Miratimi në Këshill Bashkiak i draft- marrëveshjes për kalimin e klubit të futbollit Vllaznia në administrimin e kompanisë zviceriane “Gea Sport”, ka qenë vetëm hapi i parë i nisjes së punës për klubin shkodran. Hapat e tjerë pritet të hidhen në ditët në vazhdim. Ajo që pritet është firmosja zyrtare e kontratës së bashkëpunimit në mes kryebashkiakut Lorenc Luka dhe presidentit të kësaj kompanie Roberto Nava. Megjithatë ky i fundit bashkë me stafin e tij ka bërë gati të gjithë strukturën drejtuesve të klubit.

Bashkia Shkoder nxjerr ne shitje aksionet e Vllaznise

0

Bashkia Shkodër do të nisë më në fund procedurat e shitjes së aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia. Vendimi do të merret në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet ditën e hënë më 14 korrik.